Lajmi i fundit! Vr*tet Kryeministri i njohur!

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 693-të, me zhvillime të reja që kanë tronditur rajonin dhe opinionin ndërkombëtar. 🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap pamjet🡇

Sipas disa mediave, Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, kryeministri i qeverisë së rebelëve Huthi në Jemen, është vrarë të enjten në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin Sana’a.

Lajmi është raportuar fillimisht nga gazeta jemenase “Aden Al-Rad”, sipas burimeve të cituara nga portali izraelit Ynet. Sulmi, që synonte një banesë në një zonë të banuar, ka pasur në shënjestër Al-Rahwi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të lëvizjes Huthi, të cilët raportohet se ndodheshin aty në momentin e bastisjes.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta edhe brenda Izraelit. Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Rripin e Gazës kanë njoftuar një protestë masive më 3 shtator përpara rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Ato kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e menjëhershëm të të afërmve të tyre.

Protestat janë përballur me kundërshtimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili ka shprehur dëshirën për t’i ndaluar ato në rrugë dhe në ambiente fetare si sinagogat. Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka deklaruar prerë se “nuk do të ketë plan” për krijimin e një shteti palestinez, duke forcuar qëndrimin e qeverisë izraelite ndaj kërkesave ndërkombëtare për zgjidhje me dy shtete.

Presioni ndaj Izraelit po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në një letër të përbashkët drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, Suedia dhe Holanda kanë kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete kundër Izraelit për shkelje të të drejtave të njeriut.

Situata mbetet e paqëndrueshme, me konflikte që përfshijnë jo vetëm Gazën, por edhe zona të tjera të Lindjes së Mesme, si Jemeni, ku përplasjet po përhapen përtej kufijve tradicionalë të luftës.

Related Posts

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Kush është ERVIS LAMI tmerri i bizneseve dhe LISTA e krimeve për të cilat dyshohet!

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për gjobëvënie ndaj Saimir Sinës dhe në momentin kur ai se pagoi gjobën i shkatërruan lokalin me eksploziv, rezulton se një…

Nëna i ndërroi jetë, ndërron jetë në banesë, i biri: Tha se nuk ndihej mirë, por mjekët na larguan

Një 48 vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë…

Tragjike! Vd*s shqiptari ne Greqi, pak me pare ishte shpallur hero

Mariglen Hoxha është 45-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën në Mytilene të Greqisë pas një aksidenti në punë. Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së disa…

Merret VENDIMI, Rama: Ndryshon sahati i energjisë elektrike…

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një projekt të rëndësishëm në sektorin e energjisë, duke deklaruar se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm…

4 Shenjat e Horoskopit që Viti 2026 do ti bekojë me BOOM financiar

Viti 2026 pritet të jetë një vit i jashtëzakonshëm për disa shenja të horoskopit, veçanërisht në aspektin financiar. Ndërsa për disa mund të jetë një vit i…

“Ngeli pa frymë”- Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që u marros pas saj! Çfarë ndodhi në prapaskenë

Këngëtarja e njohur Irini Qirjako ka ndarë një kujtim të rrallë nga takimi i saj me aktorin e famshëm Michael Douglas, një histori që i ka mbetur…