Përmbytje dhe shira të çmendura! Metereologu grek jep al*rmin për Shqipërinë, ja çfarë do ndodhë nga e shtuna, këto zona do …

“Një mot i egër po i afrohet Shqipërisë!” Sinoptikani i njohur grek dhe eurodeputeti i PASOK-ut, Sakis Arnaoutoglou, ka dalë me një paralajmërim urgjent për kushte ekstreme që pritet të godasin Shqipërinë perëndimore dhe veriperëndimore këtë fundjavë, veçanërisht të shtunën.

Në përditësimin e tij të fundit në YouTube, sinoptikani i njohur grek i drejtohet drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë dhe turistëve që ndodhen aktualisht në vend: përgatituni për stuhi të fuqishme, reshje intensive, vetëtima të vazhdueshme dhe breshër të madh që mund të shkaktojë dëme serioze.

Sipas parashikimeve të tij të detajuara dhe hartave që publikon, zonat më të rrezikuara përfshijnë Shkodrën, Lezhën, Durrësin dhe pjesë të tjera të ultësirës perëndimore.

Ekziston rreziku real për përmbytje të menjëhershme, si pasojë e sasisë së lartë të reshjeve që do të bjerë në një kohë shumë të shkurtër.

“Nuk bëhet fjalë për një mot të zakonshëm vjeshte, kjo që vjen është një situatë ekstreme që kërkon vëmendje dhe përgatitje,” – deklaroi ai.

Autoritetet lokale pritet të vihen në gatishmëri, ndërkohë që qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë së shtunës.

Meteologoia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë funjdavë. Muaji gusht do të mbyllet me temperatura të freskëta dhe reshje shiu. Sipas meteorologëve e shtuna do të ketë reshje shiu, të cilat do të sjellin edhe problematika me përmbytjet lokale.

“Gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash do të prekë territorin shqiptar, duke bërë që dita e shtunë të ketë reshje që do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here intensive. Do të jetë e gjithë ultësira perëndimore e rrezikuar, qarku i Shkodrës, Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Vlora, do të kenë reshje në formë shtrëngatash. Parashikohet që e shtuna të ketë reshje gjatë gjithë ditës, rrebeshe, do të kemi vetëm momente të shkurtra ku do të ketë ndërprerje të tyre, megjithatë është e paqëndrueshme. Shirat do të jenë herë pas here problematikë duke sjellë përmbytje të rangut lokal në disa qytete të zonës së ulët ku është Durrësi, Vlora, Tirana, Elbasani, Lushnja dhe Fieri ku do të jetë intensiteti më i lartë dhe presim që të ketë edhe probleme”, tha Lajda Porja.

Temperaturat do të pësojnë ulje me rreth 10 gradë Celsius.

“Shoqërohet menjëherë me një rënie të ndjeshme të temperaturave, në disa zona 8 gradë, në disa zona edhe 10 gradë më freskët. Parashikohet që maksimumi nga 37 gjatë ditës së sotme të jetë jo më shumë se 29-30 gradë. Megjithatë, dita e diel do të sjellë një përmirësim të reshjeve, do të mbeten prezente kryesisht në veri e qendër dhe me intensitet të ulët, por do të jetë mjaft freskët. Parashikohet që të dielën temperaturat të pësojnë sërish rënie, mëngjeset janë të freskëta dhe temperaturat do të jenë 27-28 gradë”, shtoi ajo.

Gjatë fundjavës problematike veç reshjeve do të jetë edhe era, sidomos në zonat bregdetare.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…