Kush janë katër kandidatët që kërkojnë vendin e Altin Dumanit? (Foto-EMRAT)

SPAK, në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është trevjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP.

Sipas ligjit, në KLP ka votim me kandidatura alternative. Votohet pasi kandidatët paraqesin platformat e tyre dhe bëhet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut.

Drejtuesi i parë i këtij institucioni në themelimin e tij ka qenë Arben Kraja. Më pas, tre vite më parë, më 16 dhjetor të vitit 2022 në krye të SPAK-ut, u zgjodh zoti Altin Dumani.

Dumani në tre vite shkroi epokën e tij në krye të këtij institucioni, jo vetëm si drejtues, por edhe si prokuror. Një epokë që le një standart të lartë profesional dhe integriteti.

Me aktet e forta dhe veprimet e pandalshme duke goditur krimin, kupolën e tij, por dhe politikën e korrupsionin, Dumani tregoi se me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin prokuroria mund të çojë në bankën e të akuzuarve edhe ata që quheshin “të paprekshmit”.

Përtej një vlerësimi që tashmë dihet publikisht, kjo për shkak edhe të mbështetjes së gjerë publike që ka zoti Dumani, SPAK-u do të ketë nevojë për standardin e tij, integritetin dhe profesionalizmin.

CNA ka shkruar shpesh për standardin “Dumani” në hetime, të cilin nuk e shohim te prokurorët e tjerë, pra nuk janë në lartësinë e tij profesionale apo integritetin e tij, por ashtu siç e ka deklaruar dhe vetë zoti Dumani flirtojnë me politikën apo kanë qëllime të tjera.

Gjithsesi, këto tre vite të Altin Dumanit në krye të SPAK-ut janë përtej të lavdërueshmes, ashtu siç e theksuam më sipër, janë një epokë, jo vetëm për institucionin, por edhe për Shqipërinë.

Janë një rrugë e shtruar drejt për të shkuar në BE, duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mjafton që me vullnet, përkushtim dhe integritet profesional gjithçka ta bësh më të thjeshtë.

Kjo nuk është e rastësishme dhe nuk është thjesht puna e një hetuesi apo prokurori që qëndron dhe udhëzon pas një tavoline. Është një betejë e fortë, e vazhdueshme deri në gjunjëzimin e krimit dhe korrupsionit.

Janë me qindra persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, grupet kryesore kriminale në vend janë të shpartalluara dhe nën akuzë krerët e tyre, politikanë nga zyrtarë më të lartë të shtetit, ish-Presidentë, ish-kryeministra, ministra, kryetarë bashkish, të cilët SPAK-u i ka çuar me akuza dhe u ka provuar veprat e tyre penale.

Altin Dumani, do të largohet nga kreu i SPAK-ut dhe institucioni do të ketë një drejtues të ri, por gjithsesi ai ngelet prokuror në këtë institucion.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga burime të saj jozyrtare, deri në momentin e tanishëm janë katër emra që mund të garojnë për kreun e këtij institucioni.

Adnan Xholi, është emri më i përfolur deri tani në garën për kreun e SPAK-ut.

Adnan Xholi dhe kreu i SPAK Altin Dumani

Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike.

Është një prokuror me eksperiencë dhe në një tjetër shkrim CNA do të sjellë CV-në e plotë të tij profesionale dhe deklarimin e tij të pasurisë.

Emri i dytë është Vladimir Mara.

Vladimir Mara, prokuror i SPAK-ut

Një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime tëbujshme qëndron firma e tij.

Emri i tretë në garë është Klodian Braho, prokurori i dosjes “5D” dhe inceneratorit të Elbasanit.

Klodian Braho

Një nga pretendentët për kreun e SPAK-ut.

Emri i katërt, jo i fundit dhe jo më i parëndësishmi, është Anita Jella.

Anita Jella

Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit.

Këto janë katër emrat që CNA ka mundur të zbulojë.

Në të tjera materiale ne do të sjellim profilet e kandidatëve, si dhe pasuritë e tyre deri në momentin që kanë kaluar vetingun.

Të katërt janë emëruar në kohë të ndryshme në SPAK. Dihet që mandati i një prokurori të SPAK-ut është 9 vjet dhe ka të drejtë të garojë për kryetarë.

Në rast se zgjidhet kryetar ka një mandate trevjeçar dhe më pas vazhdon prokuror i thjeshtë në këtë institucion deri në përfundimin e mandatit për t’u emëruar më pas në një tjetër Prokurori.

Related Posts

U aksidentua për vd ekje në autostradën Tiranë-Durrës, identifikohet 28-vjeçari (EMRI/Foto)

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës. I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur…

Dalin mesazhet tepër të rënda që i dashuri i shkruante Daorsës

Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një valë tronditjeje në opinionin publik. Ndërsa rrethanat e ngjarjes…

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar. Reshjet e shiut priten…

Gjermania përgatitet për lu ftë!/ Plani sekret me 1200 faqe në rast konflikti me Rusinë, deri në 800 mijë trupa të NATO-s do zhvendosen në lindje!

Gjermania po punon dhe tashmë ka filluar të zbatojë një plan operacional tepër sekret prej 1200 faqesh, i quajtur “Plani Operacional i Gjermanisë” (OPLAN DEU), i cili…

Tërmet i fortë godet Napolin, banorët dalin të frikësuar nëpër sheshe, ja sa ishte magnituda

Qyteti i Napolit paraditen e sotme është shkundur nga lëvizja e tokës. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter goditi zonën e Napolit…

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht…