Piramidat online që po zhvasin shqiptarët, Braçe publikon skemën: Fillimisht i kërkojnë një mijë euro

Deputeti socialist Erion Braçe, i cili prej ditësh ka ngritur alarmin lidhur me platformat online të cilat janë duke zhvatur qindra qytetarë duke i mashtruar të investojnë paratë e tyre në to.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar fotot e grupeve në “Telegram”, ku bëjnë pjesë mijëra persona. Sipas Braçes për të qenë pjesë e këtyre grupeve duhet që qytetarët të paguajnë një shumë prej 1000 euro, ndërkohë që për të qëndruar të platformë duhet që të sjellin një tjetër individ.

Si rrjedhojë këtyre qytetarëve u janë vjedhur miliona lekë.

Përmes një videomesazhi, ai u bëri thirrje të gjithë banorëve të Divjakës dhe Lushnjës që të mos bien pre e këtyre piramidave online.

“GRUPI I PARE-EG ALBANIA TEAM: 10.744 ANETARE!!!!!!!

GRUPI I DYTE-EG19 GRUPI I AGJENTEVE: 447 ANETARE!!!!!

Tani bejini llogarite vete me dy kushtet;

I pari-per te hyre ne platforme kuota minimale eshte 1000€/$;

I dyti-per te qendruar ne platforme duhet te sjellesh nje te dyte ne te;

NDERKOHE NE PIRAMIDE JANE FUTUR FAMILJE TE TERA ME DISA KURORA!!!!!! Kjo eshte permasa! VLERA ESHTE NE MILIONE EURO”, shkruan Braçe ndër të tjera.

TXEX paraqitet si një aplikacion që ofron investime të “sigurta” në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim i mirëorganizuar që shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat si Telegram, Signal dhe WhatsApp për të joshur viktimat.

Skema fillon me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë që prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë”, krijojnë grupe të simuluara investimi. Në këto grupe, përdoruesit shohin komente të rreme dhe fitime të fabrikuara, ndërsa ftohen të investojnë fillimisht shuma të vogla në kripto përmes platformave reale si Binance. Më pas, fondet transferohen në TXEX, ku fillon mashtrimi i vërtetë.

Brenda aplikacionit, “fitimet” duket sikur rriten çdo ditë, por që në momentin që qytetarët që kanë rënë pre në këtë “grackë” kërkojnë që të tërheqin paratë e tyre atyre u kërkohet që të paguajnë një tarifë shtesë. Në të vërtetë, kjo është një tjetër mënyrë e cila përdoret për të zhvatur më tepër para.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…