“Rrezik për përplasje Perëndim-Rusi” – Moska: Garancitë e sigurisë për Ukrainën, provokim në kufijtë tanë

Propozimet perëndimore për garanci sigurie ndaj Ukrainës do të rrisnin rrezikun e një konflikti mes Moskës dhe Perëndimit, duke e kthyer Kievin në një provokator strategjik në kufijtë e Rusisë.

Është paralajmërimi që vjen nga Kremlini, teksa aleatët europianë të Ukrainës po punojnë për një seri garancish që do të ishin pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe do të mbronin Kievin nga sulme të mundshme në të ardhmen.

Presidenti Zelenski tha të enjten se priste që korniza e garancive të sigurisë të përcaktohej javën e ardhshme. Maria Zakharova u shpreh:

“Ne nisemi nga fakti se opsionet e propozuara nga Perëndimi kolektiv janë të njëanshme, të ndërtuara me pritshmërinë e dukshme për të përmbajtur Rusinë.

Autorët e ideve të tilla po ndjekin rrugën e tërheqjes së regjimit të Kievit në orbitën e NATO-s, në shkelje të statusit neutral dhe jo-bërthamor të Ukrainës sipas Deklaratës së Sovranitetit Shtetëror të vitit 1990.

Përveç kësaj, një vijë e tillë shkel parimin e pandashmërisë së sigurisë dhe e vendos Kievin në rolin e një ‘provokatori strategjik’ në kufijtë e Rusisë, duke rritur rrezikun që aleanca të përfshihet në një konflikt të armatosur me vendin tonë.”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se garancitë e sigurisë duhet të bazohen në arritjen e një mirëkuptimi të përbashkët që merr parasysh interesat e sigurisë së Moskës. Rusia ka deklaruar më parë se nuk i pëlqen propozimet e europianëve dhe nuk do të pranojë asnjë prani të trupave të NATO-s në territorin ukrainas

Related Posts

Kaderi rikthehet në “BBVK”? Çfarë pritet nga ish-banorja e njohur

Ish-banorja e “BBVK”-së, Kader Kicaj, është njëra nga figurat më të komentuara në showbizin vendor. Ajo ka arritur të bënte për vete numër të madh ndjekësish, të…

Kjo është banorja me dhëmbë 14 mijë euro, shoqërohet nga Blero!

Benita është banorja e radhës e BBVK. Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran. Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi…

Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të…

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,…

“Në familjen time flasin të gjithë shqip”/ Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në…

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar janë …

Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo…