Deri në 2 Shtator parashikohet mot i fr*kshem, vjen apeli i forte per qytetarët

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.

Sipas buletinit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.

“Të dashur qytetarë. Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.

Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, ka thënë Anuela Ristani.

Ajo garantoi se Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës, ndërkohë që më poshtë vë në dispozicion dhe numrat e Emergjencës:

112 – Emergjencat Civile

127 – Urgjenca Mjekësore

128 – Policia

Edhe Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes në akset rrugore ku mund të ketë prezencë uji.

Gjithashtu, atyre u kërkohet të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara; të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit; të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Policia Rrugore është prezente në akset rrugore nacionale, urbane e rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, dronët dhe alkooltestuesit. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…