Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës, del në dritë përplasja mes aksionerëve, Valon Ademi akuzon Pacollin për mashtrim

Pretendimeve se ndaj tij është ushtruar presion për t’i marrë Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli iu dha përgjigje duke thënë se shkuarja e tij në zyrën e kryeministrit Edi Rama ishte një vizitë kortezie për të informuar mbi ecurinë e punimeve në aeroportin e qytetit bregdetar dhe nuk kishte lidhje me ndonjë presion. “Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë. Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës. Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media. Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal”, shkroi Pacolli.

Më datë 21 gusht, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, u mblodh me urgjencë në Lugano të Zvicrës dhe mori një vendim për të kufizuar shitjen e kuotave të koncesionit që ka te aeroporti i Vlorës. “Sot me date 21.08.2025, shoqeria Mabco Constructions SA ortake ne shoqerine “Vlora International Airport -VIA” sh.p.k vendosi kufizimin e çdo transferimi pronësie të kuotave te zotëruara nga Mabco në kapitalin themeltar të VIA, deri në një vendimmarrje të dytë, dhe të regjistrimit të tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit,” thuhet në vendim. Pacolli me një reagim të dytë në rrjetet sociale, u shpreh se ky vendim është një procedurë rutinë e lidhur me garancinë e kredive të marrë në banka.

“Duke marrë shkas nga leximi me i thellë i një shkrimi në media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për t’i dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër. Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale që kanë lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohë që kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer”, tha Pacolli.

Ndërkohë, dy qëndrimet e Pacollit sollën edhe reagimin e Valdon Ademit, përfaqësuesi i kompanisë 2A Group, e cila zotëron 2 përqind të aksioneve në koncesionin e aeroportit të Vlorës, duke akuzuar Pacollin për mashtrim. Në një reagim, ai flet për “lojë të rrezikshme” nga Pacolli, ndërsa paralajmëron se një gjë e tillë nuk do të vijojë gjatë. Ademi ka folur mbi raportet e investimeve brenda koncesionit, ku thotë se aksionari 2A ka kryer volumin kryesor të punimeve kundrejt një marrëveshje, në të cilën kjo kompani ka investuar 25 milionë euro, kundrejt 13 milionë eurove që ka investuar kompania e Pacollit. “Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës. Ironia e madhe është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por është vetëm çështje kohe sepse një lojë kaq e rrezikshme nuk mund të vazhdojë gjatë”, ka shkruar Valon Ademi,

Related Posts

Banesa përfshihet nga flakët, vd*s e gjithë familja!

Kajro, Egjipt, 07 Nëntor 2025 – Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në zonën Soubra El Hiama të Kajros, Egjipt, ku gjashtë persona kanë humbur jetën në…

Belinda Balluku është shpallur Non Grata nga SHBA! Gazetari zbulon detajet e rënda: Jane zbuluar para ne DUBAI dhe SHBA, ja cfare pritet te

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka bërë publike detaje të reja tronditëse nga dosja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë të pandehur nga…

Pastrueses i kalojnë gabimisht rrogën prej 225 mijë euro, merr paratë dhe zhduket

Merr paratë dhe zhduket! Ndonjëherë realiteti e kalon fantazinë, si në rastin e një vajze të re e cila u zhduk, pasi i kishin hedhur gabimisht në…

E rëndë në Berat! Ndërron j*të 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte. Sipas njoftimeve, viktima, i…

“Paketa e Maleve”: 56 kryebashkiakë refuzojnë Edi Ramën, nuk dorëzojnë …

Kryeministri u dha ultimatum bashkive që deri më 31 tetor të dërgonin hartat e tokave që do “investohen” nëpërmjet “Paketës së Maleve”. 56 kryetarë bashkish refuzuan ta…

“Jam shumë krenar për të”, Salianji flet për marr*dhënien e tij me Grida Dumën: Jam …

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjatë një interviste për TAR, ka folur për raportin personal me moderatoren Grida Duma, me të cilën përflitet se është në një…