IGJEUM: Reshjet intensive të shiut do të vijojnë. Japim 3 qarqet më të rrezikuara

Tirana, Durrësi dhe Lezha do të vijojnë të jenë nën pushtetin e reshjeve intensive të shiut.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, IGJEUM, reshjet do të vijojnë gjatë orëve të pasdites të së shtunës, por edhe gjatë ditës së diel.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Kukës dhe Fier priten reshje mesatare.

Qarqet e tjera do të kenë reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

 Po sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet, ndërsa intensiteti i lartë i tyre mund të shkaktojë përmbytje të shpejta në zona urbane, sidomos në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.

I gjithë vendi u përfshi këtë të shtunë nga moti i keq, duke shkaktuar probleme në disa qarqe. Në Tiranë, era e fortë shkaktoi edhe të lënduar, ndërsa shumë pemë ranë duke dëmtuar biznese e makina. Probleme pati edhe në Durrës, ku uji pushtoi rrugët dhe lundrimi në det u pezullua. Edhe Lezha e Vlora u përballën me reshje intensive e erëra të forta.

Për shkak të motit të keq, autoritetet në aeroportin e Rinasit pezulluan për rreth 30 minuta fluturimet, me qëllim garantimin e sigurisë për udhëtarët.

Ndërsa Policia e Shtetit apeloi për kujdes në rrugë, si nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…