Ndau Gjestin nga Egli? Flet për herë të parë Kaderi

Prej disa ditësh në rrjetet sociale është përfolur një lidhje e mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kaderit. Zërat u nxitën nga një koment i bërë publikisht, ku Gjesti i kishte lënë Kaderit një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”.

Ky moment i shkurtër virtual u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, aq më tepër kur u vu re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram, duke shtuar kështu dyshimet se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.

Madje, në rrjet nuk munguan as aludimet se Kaderi mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së Gjestit me Eglin, gjë që ndezi edhe më shumë kurreshtjen e publikut.

Mirëpo, për t’i dhënë fund thashethemeve, Kaderi ka folur së fundmi në një intervistë për emisionin Prive, ku ka sqaruar gjithçka.

Ajo mohoi kategorikisht që mes saj dhe Gjestit të ketë ndonjë lidhje romantike, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është vetëm miqësore.

“Gjestin e shoh si shok, nuk kam asnjë arsye të hyj mes tij dhe Eglit,” u shpreh Kaderi, ndërsa nuk i kurseu komplimentet për ish-të dashurën e tij, duke e cilësuar Eglin si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë.

Me këtë reagim, Kaderi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke treguar se raportet e saj me Gjestin janë të thjeshta dhe të sinqerta, pavarësisht interpretimit që iu bë një veprimi të vogël në rrjetet sociale.

Related Posts

VIDEO/ E rëndë, nxënësi i mitur qëIIon me a’rmë drejtorin gjatë pushimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Turqi. Sipas mediave vendase, një i mitur qëlloi me armë zjarri drejtorin e shkollës gjatë pushumit. Drejtori…

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…

Të dhënat zbuluan se truri kalon nëpër pesë faza kryesore zhvillimi, me ndryshime të thella strukturore dhe funksionale që nuk ndalen në fund të adoleshencës, por vijojnë…

Protestuesit i plas moIotovi tek këmbët, merr fIakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë. Teksa po hidheshin bomba molotv drejt godinës, një protestues ka rrezikuar jetën e tij. Ai…

Shkoi qe te qetesonte situaten u dh*nua nga disa persona

Është publikuar foto e efektivit të Policisë Rrugore në Vlorë, i cili ditën e sotme u dhunuar nga disa persona, pasi tentoi që të shuajë një sherr…

DETAJE TË RËNDA/ U zu poshtë nga guri teksa punonte me skrep, 43-vjeçari humb këmbën

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Borsh, ku një punonjës guroreje u aksidentua gjatë punës. Gjatë procesit të punës, një gur…

Ambasada Amerikane dha “alarmin”, specialët e RENEAS shfaqen mbi tarracën e Kryeministrisë/ Çfarë pritet…

Militantët demokratë janë mbledhur në bulevardin përballë Kryeministrisë të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Fiks nën zyrën e tij, gjithçka është gati…