Tragjedi ajrore në Itali! Avioni i vogël rrëzohet në një fushë orizi, humbin jetën babai dhe vajza 18-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në provincën e Vercellit në Itali, ku një avion i vogël është rrëzuar mes komunave Crescentino dhe Livorno Ferraris, duke u përplasur në një fushë orizi dhe më pas duke u përfshirë nga flakët.

Në bord ndodheshin dy persona: Massimiliano Monticone, 49 vjeç, dhe vajza e tij Simona, vetëm 18 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht.

Avioni u përplas në një zonë të izoluar, larg qendrave të banuara dhe rrugëve kryesore, çka e bëri ngjarjen të mos shihej nga askush.Sipas raportimeve, dy trupat e djegur janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spitalin Sant’Andrea në Vercelli, ku pritet të kryhet autopsia. Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme: që nga defektet mekanike apo të motorit, e deri te gabimi njerëzor.

Massimiliano Monticone, një ish-pilot i Forcave Ajrore Italiane, punonte si kontrollor i trafikut ajror në qendrën e radarëve ENAV në Linate, Milano.

Ai jetonte në provincën e Alessandrias dhe kishte ndarë gjithmonë pasionin për fluturimin me fëmijët e tij.

Postimet në rrjetet sociale e tregojnë të përkushtuar ndaj familjes dhe aviacionit. “Nuk më pëlqen të fluturoj vetëm,” kishte shkruar ai vite më parë, duke theksuar dëshirën për të ndarë çdo fluturim me më të dashurit e tij.

Tragjikisht, pasioni që e bashkonte me vajzën e tij i mori jetën të dyve në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.

Hetimet janë në vijim, ndërsa komuniteti i aviacionit dhe familjarët janë në zi për humbjen e dy jetëve të reja, të lidhura përjetësisht nga dashuria për fluturimin.

Related Posts

Rama zbulon shifrat, ja sa do të rriten pensionet nga janari

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet pensioneve sipas çdo kategorie. Sipas kreut të…

Publikohet foto e 21-vjeçarit që i ra infαrkt gjatë punës në fabrikë dhe që ambuIanca nuk e shpëtoi

Personi në foto është i ndjeri Juris Becaj, 21 vjeç, i cili hu mbi jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore. I riu…

N*mi nesër, vjen kthesa e madhe e motit, ja cpritet

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të…

Tr*gjedi ne Tiranë, νd*s krejt papritur djali i ri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Bathores në Tiranë, ku një i ri vetëm 21 vjeç ka humbur jetën në vendin e…

Altin Dumani e thotë troç! Ja si na kanë k*rcënuar Kriminelët dhe politika, por zbulojeni pse nuk tremben fare

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të Posaçëm por edhe…

BE jep lajmin e madh: Shqipëria drejt anëtarësimit deri në 2027 – KE shpërblen me 93 milionë euro!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin tonë. Në konferencën e përbashkët…