E dhimbshme: 𝗘𝗺𝗮 𝗤𝗮𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝗲̈𝗿𝗴𝘂𝗮𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲, 𝗻𝗲̈𝗻𝗲̈𝗻 𝗲 𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗮𝗹𝗹𝗲̈- 𝗽𝗼𝗿 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗮 𝘁𝗮𝗸𝗼𝗻𝘁𝗲

Ema Qazimi është rritur ‘jetime’. Madje akoma edhe më keq. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri. Një sëmundje e rëndë bëri që të prishej papritur ajo çerdhe e ngrohtë dhe e gëzueshme, me shtatë fëmijë.

Ema gjashtëvjeçare bashkë me motrën tjetër, Luljetën, u regjistruan te Shtëpia e Fëmijëve. Iu shtuan vëllezërit, motrat, ushqimi, kujdesi, por… dashurinë që i mungonte, asnjë ditë nuk e gjeti. Nuk i hiqej nga sytë dhe shpirti, imazhi i nënë Refijes. Ndjente mallin e përkëdhelive të saj. Çdo mëngjes çohej e hutuar dhe e mjegulluar.

Natën nëpër ëndrra bëhej me nënën në shtëpinë e saj të vogël, dita që zbardhte ia humbiste të dyja. Lodhej për të kuptuar pse duhej ta përjetonte atë trishtim kur nënën e kishte gjallë.

Mes atyre ditëve të trishta, kujton atë pasdite kur dëgjoi të këndonte shoqja e dhomës, Keti: “Nënën e deshta, gjithmonë do ta du/sa heq ajo për mu/në këtë jetë s’kam me harru…” Menjëherë e mbytën lotët Emën e vogël. Iu duk sikur nënë Refija i kishte ardhur në atë shtëpi të madhe. Çdo ditë e niste dhe e mbyllte me këto vargje. I dukej sikur fliste me nënën. Shuante me këtë refren, sadopak mallin që i përvëlonte shpirtin.
Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e Fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe, vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit. Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

“Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike. Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur, kohë më parë, vetë artistja.

Në vitin 1972, kreu shkollën e mesme artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën teori muzike. Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet ’60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion.

Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t’i besonte këngën e tij: “Letër Nënës”
Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…