“Vera s’ka mbaruar”, meteorologia: Temperaturat rriten sërish, kur priten stuhitë

Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit.

Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius.

“Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe, që nga nesër, do të kemi rritje të temperaturave, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius”, – tha Porja.

Ajo theksoi se këto temperatura janë të larta në krahasim me normat e muajit shtator, ndërsa shtoi se nuk priten stuhi gjatë kësaj jave.

“Janë temperatura më të larta se mesatarja për shtatorin. Megjithatë, parametrat e erës do të jenë disi problematikë gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Nuk presim stuhi apo shira të mëdha këtë javë – do të jetë një situatë e qetë, me ndonjë reshje lokale të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta, shtatori do të vijojë me temperatura të larta, por do të kemi edhe prezencë të stuhive tropikale të cilat do të jenë më të dobëta se ajo që kaluam ndërsa do të shfaqen pas javës së dytë të shtatorit dhe po ashtu edhe në fillim të tetorit”, – tha ajo.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Porja tha se situata do të jetë e ngjashme, me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius dhe reshje të pakta lokale në mesjavë.

“E njëjta situatë do të jetë edhe në vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, – u shpreh meteorologia.temperaturat

Related Posts

Do jepte të gjitha për ta shëruar! Sot jetim, ky është problemi shëndetësor me të cilën përballet djali i Shpatit e Selvijes

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot në moshën vetëm 40-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e muzikës shqiptare…

Moti i cmendur ka përfshire Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e madh: Ja cfare na pret ditët në vijim

Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme. Meteorologu…

Izolimi i mbi 10 fshatrave nga moti i keq, banorët në protestë: Të sëmurët po presin në mëshirë të fatit

Banorët e fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë në protestë në Qafzez, tek ura e Baba Selimit ku kalon lumi Osum. Arsyeja e kësaj proteste është…

Gjykata Kushtetuese mblidhet SOT për vlerësimin e kërkesës për PEZULLIMIN e Belinda Ballukut!

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur nëse kërkesa e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë apo jo në…

Moti i keq përfshin Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet

Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme. Meteorologu…

Auron Tare: Për “pikën e voçkël” të Mirela Kumbaros duhen futur njerëz në burg

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar…