Masa të rrepta për ndalimin e celularëve në shkolla, thirrje për bashkëpunim mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Sportit, me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të, në institucionet arsimore parauniversitare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.

“Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit.

Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që të jetë realisht efektiv. Nuk jemi të vetëm në forcimin e masave të ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla dhe vendet europiane i kanë aplikuar këto masa dhe e kanë përforcuar këtë vit këtë rregull. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, sepse rezultatet janë të qarta: më pak shpërqendrim, më shumë sukses në mësim, më shumë mirëqenie për nxënësit”, tha ajo.

Ministrja sqaroi se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur.

“Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Studimet e OECD-së dhe OBSH-së tregojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonave tek fëmijët ul përqendrimin, ul aktivizimin mes nxënësve në klasë, dhe gjithashtu, në disa raste, mund të rrisë edhe rrezikun e bullizmit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se rregulli i ri është i qartë dhe i zbatueshëm për të gjithë dhe se përcakton qartë përgjegjësitë e mësuesve dhe prindërve.

“Në këtë vit shkollor rregulli është i thjeshtë për të gjithë: Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor. Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli.

Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli. Roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij. Nëse ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës, si një sinjal i qartë që respektimi i rregullave, veç të tjerash, është pjesë e rëndësishme edhe e formimit edukativ personal”, tha ajo.

Në përmbyllje të mesazhit, Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim të plotë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

“Zbatimi i këtij rregulli është angazhim dhe detyrë e përbashkët, mësues, prindër dhe nxënës, që ora e mësimit të jetë orë mësimi, dhe për këtë na duhen librat, na duhet ta përdorim në mënyrë të përgjegjshme teknologjinë, sipas protokolleve të shkollës, duke i shërbyer arsimimit dhe edukimit të nxënësve, dhe mbi të gjitha na duhet shumë përkujdes, respekt dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Përgatitje të mbarë për fillim vitin shkollor të gjithë nxënësve dhe prindërve”, perfundoi Manastirliu.

Related Posts

lzraeIi ‘rrafshon’ Gazën! CNN: G’oditi mbi 1.800 ndërtesa

Që kur lzraeIi njoftoi qëllimin e tij për të pushtuar Qytetin e Gazës, ushtria izraelite ka shk atërruar ose dëmtuar më shumë se 1,800 ndërtesa brenda dhe…

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar/ Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar: Ndihem i pafuqishëm si baba

Afrimi është lindur në vitin 1969 në fshatin Peran, komuna e Podujevës. Ai vjen nga një familje e thjeshtë, me një gjendje ekonomike jo të mirë, por…

Shembja e bujtinave në Valbonë/ Banorët në lot: 30 vite votë për Ramën, e sot na p’ushkaton

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina të ndërtuara prej druri nga…

Aks*denti tragjik i mori j’etën 18-vjeçarit shqiptar, arr’estohet shoferi i audit të vjedhur, po ecte me 150 km/orë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bologna të Italisë, ku një 18-vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, humbi jetën, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar mbeti i plagosur dhe është…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…

Vajza e re shtang Bashkimin që në pikë të mëngjesit me telefonatën e saj, ja cfarë i thotë

Bashkim Hoxha nis emisionin e tij duke lexuar gazetat dhe duke pritur telefonatat nga njerez te ndryshe dhe ate e marrin ne telefon njerez te ndryshem ne…