Tërmeti në kabinet/ Ish-këshilltarja e Ramës paralajmëron qeverinë e re: Asnjë ministër nuk ka…

Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rma, Ornela Çuçi komentoi sfidat dhe pritshmëritë nga qeveria Rama 4.

Çuçi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri me pushtet real të teknikëve.

“Unë do të doja që më në fund të kishte një qeveri plotësisht teknike. Edhe pse teknikët na kanë dështuar herë pas here, pushteti duhet t’u jepet atyre. Nëse për çdo gjë vendos vetëm kryeministri, atëherë asgjë nuk mund të bëhet si duhet nga profesionistë”, tha Çuçi për një emision televiziv.

Në lidhje me premtimin e kryeministrit Rama se “asnjë ministër nuk do të qëndrojë më shumë se 5 vjet”, Çuçi u shpreh e bindur se vërtet nuk do të ndodhë.

“Në gjykimin tim po. Nuk besoj që do të jenë më në ministri”, tha ajo.

Sipas saj, kabineti i ri pritet të ketë ndryshime rrënjësore.

“Unë mendoj që Rama do të bëjë një qeverisje me figura të panjohura më parë, me njerëz të papërfolur, nga SPAK-u. Besoj që do të ndryshohen të gjithë ministrat, nga i Brendshmi deri tek ai i Drejtësisë. Nëse synimi numër një është BE-ja, atëherë duhet të kemi ministra teknike”, shtoi ish-këshilltarja.

Çuçi ndaloi edhe te pasardhësi politik të kreut të PS-së, duke theksuar mungesën e një figure të qartë që mund të trashëgojë lidershipin e Edi Ramës

“Sfida më e madhe e Ramës është të lërë institucione të trashëgueshme brenda PS-së. Nuk ka ende një pasardhës. Erion Veliaj e kishte karizmën e liderit, por fatkeqësisht nuk e shikoj të rikthehet në politikë.”

Të gjithë sytë janë tani nga 11 shtatori, kur pritet të zyrtarizohet kabineti i ri i qeverisë Rama 4. Kush do të ikë e kush do të vijë në qeveri, atë do ta shohim në pak ditë”, shtoi ajo,

Related Posts

Manjola kërkon ndihmë për nënën: Nuk dua ta humb si babin

Numri i telefoni është: +35 68 66 06 770 Me lot në sy dhe zemrën e thyer, Manjola iu drejtua redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar…

Linda, drejtoresha e botoksit për SPAK! I jep 300 Milion Lekë Thomait për servis ambulancash

Një procedurë e fundit tenderuese e OBP (Operatorit të Botoksit* të Përqendruar) drejtuar nga Arlinda Pogaj për riparimin dhe mirëmbajtjen e autoambulancave të Spitalit Rajonal “Shefqet Ndroqi”…

Vjehrri nga Prrenjasi i dhuron makinë nuses së djalit: Je shtylla e shtëpisë

Një histori ndryshe nderimi dhe respekti vjen nga Prrenjasi, ku vjehrri është bërë protagonist i një dhurate të bukur për nusen e djalit të tij. Xhevahir Dashi…

Horoskopi ditor, e mërkurë 3 shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë atij qe…

Këtë të diel, sytë nga qielli ne Tiranë! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

Të dielën, më 7 shtator 2025, qielli do të na dhurojë një nga fenomenet më mahnitëse të vitit: eklipsin total të Hënës, i njohur gjerësisht si “Hëna…

31-vjeçari shqiptar akuzohet për vr’sjen e kushëririt të tij në Angli, arrestohet (EMRAT)

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Eljon Markaj, është arrestuar nga policia britanike me akuzën e vr asjes. Sipas mediave, 31-vjeçari akuzohet se ka go ditur me…