“Menduan se është shqiptar, rrihet 32 vjeçari me shtetësi suedeze në Manastir, ia morën bluzën me shqiponjë”

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir nga disa të rinj rreth 20 vjeç. Sipas raportimit të tij në polici, të panjohurit i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin me forcë bluzën, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – që dyshohet të ketë qenë Shqipëria.

Pasi pa se nuk mund të mbrohej, viktima ua dorëzoi vetë bluzën sulmuesve, të cilët më pas u larguan në drejtim të panjohur. Policia e Manastirit ka hapur hetim dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, ka raportuar se në rrugën “Rruga e Gjerë – ????? C????” në Manastir, i janë afruar disa persona të panjohur, rreth 20 vjeç, të cilët kanë tentuar t’ia heqin bluzën që kishte veshur, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas kallëzuesit, pasi e kuptoi se nuk mund të mbrohej nga personat, ai vetë e hoqi bluzën dhe ua dha, pas së cilës ata janë larguar në drejtim të panjohur.

“Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” thuhet në buletinin e policisë

Related Posts

Vjen lajmi fantastik nga Greqia, gezojne shqiptaret

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Lanë gjurmë të paharrueshme në Shqipëri! Personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë 2025-ës

Viti 2025 do të mbahet mend si një periudhë tragjike për Shqipërinë, një vit ku vendi humbi disa nga personalitetet më të shquara të jetës publike. Këto…

I FUNDIT/ Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se…

Krishtlindje të ftohta me shi e borë, Gjoni: Tregon cmendurine e motit gjatë kësaj jave

Kjo e martë ka rikthyer sërisht reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në studion e lajmeve të Ora News…

TRAGJIKE! Bie në det avioni me pacientë, VD*SIN të gjithë, mes tyre…

Një aeroplan i Marinës Meksikane, që transportonte pacientë me djegie të rënda, ka pësuar një aksident tragjik në ujërat e Gjirit të Galvestonit, Teksas, të hënën pasdite….

Hetimi i Ballukut! Bashkimi Evropian i mbyll derën Edi Ramës

Vendimi thotë se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërrmarë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë. Aktualisht…