Numri i telefoni është: +35 68 66 06 770
Me lot në sy dhe zemrën e thyer, Manjola iu drejtua redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për nënën e saj, Suzana Bardhi, e cila prej disa ditësh ndodhet e shtruar në spital në Tiranë.
Mjekët i kanë thënë se duhet të kryejë një bypass në zemër, por kostoja e operacionit është shumë e lartë dhe tejkalon mundësitë e familjes. Të ardhurat e tyre sigurohen vetëm nga mbledhja dhe shitja e bidonave plastikë.
“Ju lutem, më ndihmoni për operacionin e mamit, sepse nuk kam mundësi. Unë dhe burri im dalim e mbledhim bidona. Jemi 8 vetë në familje: unë, burri, 5 fëmijët dhe mami. Doktorët më kanë thënë që ndërhyrja kushton shumë,” rrëfen me dhimbje Manjola.
Për të, kjo situatë është edhe më e rëndë pasi kujton se ka humbur edhe babain në rrethana të ngjashme.
“Po ta kisha babin, do ishte më ndryshe. Edhe me të ka ndodhur identik si tani me mamin,” shton ajo, duke bërë sërish një thirrje të sinqertë për ndihmë.
Nëse mblidhemi të gjithë së bashku, mund ta ndihmojmë Manjolën që të sigurojë shumën e nevojshme për shpëtimin e jetës së nënës së saj.