lmoraIe!” Ish-bashkëjetuesi i fut gjarpërinj në zyrë dhe e përndjek: Do të të qepem pullë poste!

Një 40-vjeçare nga Tirana denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan përndjekjen dhe dhunën që sipas saj i është bërë e po i bëhet nga ish-bashkëjetuesi. Ajo tregon se konflikti nisi kur cifti me dy fëmijë vendosi të divorcohet. Ish-bashkëjetuesi e përndjek duke pasur akses në kamerat e biznesit të ish-partneres e duke kontrolluar çdo lëvizje të saj.

Në këto kushte zonja kërkoi urdhër mbrojtjeje në gjykatë, por gjykata s’e pranoi dhe denoncuesja thotë që ai ka njohje e lidhje pasi ka mundësi ekonomike. Zonja tentoi sërish të merrte urdhër mbrojtjeje dhe këtë herë ia doli, por ish-bashkëjetuesi vijoi përndjekjen. Madje, pasi u pajis me urdhrin e mbrojtjes, ai i futi gjarpërinj në ambientet e biznesit të ish-partneres. Burri arriti deri aty sa të vendoste GPS në makinën e zonjës dhe kamera të fshehur në orën e murit në shtëpinë e saj.

Ish-bashkëjetuesi: Po, po ta çoj mesazh zanor, ëëë…, realisht unë nuk do të tregoj fare tolerancë për ty, mo po fare, e kam treguar atëherë për hatër të fëmijëve dhe të asaj m*t lidhjeje mashtrimi, magjie që më bëre. Do të mundohem që të merrem posaçërisht me ty o imorale, se ku**ë, ku**ë, ku**ë, që u tregove ku**ë me mua, ose baxh**ë, por baxh**ëkun tënd, e kam toleruar njëherë dhe nuk e toleroj për herë të dytë. Por atë do ta çoj, me ty do të më kesh mbrapa, mbrapa, mbrapa, mbrapa gjithë jetës. Mbaje mend! Asnjë preokupim tjetër s’kam. Do të më kesh mbrapa gjithë jetës, për fat të keq dhe do të të qepem pullë poste…

Për gjithë këtë situatë, denoncuesja bëri kallëzim dhe materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprat penale “përndjekje dhe ndërhyrje në privatësi”. Kallëzimi i fundit nuk është regjistruar, pasi prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, vendosi mosfillimin e procedimit penal në bazë të materialeve të referuara nga komisariati nr. 3.

Prokurori Françesk Ganaj: Në këtë rast i kam bërë mosfillim, shkurtimisht për ta ditur është konsideruar ndërhyrje në jetën private. Pra, janë disa vepra që prokurori është përjashtuar nga kompetenca për të ushtruar ndjekje penale.

Qytetarja thotë se duke qenë se në mes janë fëmijët, nuk e dëshiron këtë situatë, por është e detyruar sepse kërcënimet po rezultojnë fakte dhe nuk ka mbrojtje tjetër.

Djali i çiftit: Unë do të të mbuloj. Kur të të mbuloj unë, do t’i them babit “mos ma rrih mamin”, edhe babi do e kuptojë, edhe babi-mamin do e ketë xhan…ashtu do e bëj unë.

Gruaja:Mirë shpirt i mamit, mirë…

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…