E tmerrshme! Dalin pamjet kur burri qëllon për vde*je gruan shtatzënë në sy të fëmijës (Pamje të rënda)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rumani. Teodora Markou, 23 vjeçe, ish-konkurrente në formatin televiziv “Love Island” dhe shtatzënë në javën e 26-të, është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj, Robert Lupu, 49 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të vajzës së saj të vogël, gjatë një feste për fëmijë. Autori ka ndjekur Teodorën deri në vendin ku zhvillohej aktiviteti dhe e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në gjoks dhe bark. Pas sulmit, ai është larguar me qetësi, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës të ngjarjes.

Ishte në mbrojtje nga ligji, por s’u mjaftua

Teodora kishte një urdhër-mbrojtjeje kundër Lupu-t që nga viti 2021, pasi kishte raportuar sjellje të dhunshme dhe përndjekje. Ajo kishte rrëfyer më herët se marrëdhënia me të kishte nisur që kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, ndërsa ai ishte 40, por ishte larguar kur mësoi për lidhjen e tij paralele me ish-bashkëshorten.

Autori vetëvritet pas krimit

Pas disa orësh në arrati, Robert Lupu u lokalizua nga policia në një kompleks banimi. I rrethuar nga forcat e rendit, ai zgjodhi të vetëvritej me të njëjtën armë, duke mbyllur tragjikisht një histori të dhimbshme dhune dhe manipulimi.

Ngjarja ka hapur sërish debatet në Rumani për mungesën e efektivitetit të urdhrave të mbrojtjes dhe për nevojën e masave më të rrepta ndaj dhunës në familje dhe përndjekjes,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…