Rama kërcënon sërish: Ai që e vjedh ujin do penalizohet me burg, ashtu siç ndodhi me energjinë elektrike

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të ashpra ndaj atyre që vjedhin ujin në vend, duke theksuar se në fazën e dytë të reformës së shërbimit të ujit do të vendoset “vija e kuqe” mes atyre që paguajnë dhe atyre që abuzojnë me këtë shërbim.

“Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike”, tha Rama.

Rama paralajmëroi krijimin e një task force kombëtare për ujësjellësin, e ngjashme me atë të energjisë, për të mbrojtur interesat e shumicës që paguajnë rregullisht për ujin dhe për të ndëshkuar pakicën që abuzon.

Edi Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji elektrike nuk është më një problem, nuk është më pasiguri ankth apo alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë.

Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë Operator Kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e 15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike.

U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit në nivel kombëtar.

Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…