“Shëndosh si molla” – Faton Klinaku u bë invalid i Iuftës me një dokument ku thuhet se traktori ia kishte ndrydhur këmbën!

Lista e veteranëve të UÇK-së që nga paslufta është fryrë tej mase, duke arritur rreth 60 mijë persona. Për këtë çështje, Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka nxjerrë aktgjykim, ku janë dënuar disa prej komandantëve të UÇK-së dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Megjithatë, përveç fryrjes së listës së veteranëve, si duket një gjë e tillë ka ndodhur edhe me invalidët e luftës, ku shumë ish-ushtarë të UÇK-së, përmes manipulimeve të ndryshme, kanë arritur të përfitojnë statusin e invalidit dhe të marrin pension invalidor.

E ndoshta për shumëkënd kjo duket paradoksale, por vetë kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, është invalid i luftës – edhe pse nga paraqitja e tij fizike duket “shëndoshë si molla”.

KosovaNews ka siguruar një dokument të dhjetorit të vitit 2017, me të cilin Klinaku kishte aplikuar për pension invalidor.

Sipas këtij dokumenti, thuhet se Klinaku, më 5 dhjetor 1998, gjatë kryerjes së detyrës ushtarake (furnizim me ushqim për ushtarë), i është shkelur këmba nga një traktor, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore (ndrydhje).

Si rezultat i kësaj, sipas dokumentit të nënshkruar nga mjeku Dr. Behxhet Klinaku, Faton Klinaku është diagnostikuar me:
“Shtypje dhe gjakderdhje kapilare në zonën e kofshës së këmbës (Contusio corporis et hematoma regio coxae femoralis lat. sin.)”.

Në bazë të kësaj diagnoze shihet se me rastin e atij “aksidenti”, Klinaku kishte vetëm ndrydhje (verenik) dhe nuk kishte dëmtime të përhershme apo thyerje të kockës, çka normalisht nuk shkakton invaliditet të përhershëm.

Gjithashtu, dokumenti i lëshuar nga Shërbimi Sanitar i Zonës Operative të Shalës, Brigada 142, thotë se Klinakun, në shërbimin e sanitetit, e kishte sjellë ushtari Jeton Klinaku, i cili më pas kishte marrë ndihmën e parë dhe është trajtuar në spitalin ushtarak të zonës.

Është interesante se si mjeku ashtu edhe dëshmitari, që thuhet ta ketë dërguar për ndihmën e parë, mbajnë të njëjtin mbiemër – Klinaku, çka e bën tepër të dyshimtë këtë rast.

KosovaNews ka kontaktuar z. Klinaku për ta pyetur nëse është invalid i luftës, çfarë shkalle invaliditeti ka dhe nëse merr pension invalidor.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…