Dridhet politika! Dumani zbarkon në SHBA, tre muajt e zjarrit për të korruptuarit, pritet goditje e fortë nga…

Një lajm tronditës ka ardhur dje nga Uashingtoni dhe pritet të ndezë politikën shqiptare si kurrë më parë. Pas muajsh të tërë heshtjeje dhe distancimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer fuqishëm në skenë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thirrur në takim urgjent kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin, duke dhënë sinjalin më të fortë deri më sot se: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe politikanëve të zhytur në afera në Shqipëri nuk ka mbaruar, por sapo ka hyrë në një fazë të re.

Sipas njoftimit zyrtar të DASH, kryeprokurori special Dumani është pritur dje në orën 16:30 (ora lokale) nga Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan. Ky takim, që nuk është as ceremonial e as thjesht formal, shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë për Tiranën: “SPAK nuk është vetëm – SHBA është rikthyer fuqishëm për të mbështetur drejtësinë shqiptare”.

Ndërkohë burime diplomatike theksojnë se ftesa për Dumanin është preludi i një “sezone zjarri” për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Në lojë futet edhe urdhri ekzekutiv i janarit 2025 i Presidentit Trump, i cili kategorizon trafikantët e drogës dhe rrjetet e tyre financiare si “terroristë ndërkombëtarë”.

Kjo do të thotë se baronët e drogës e krimit dhe mbrojtësit e tyre politikë do të goditen jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga sanksione të forta amerikane. Dhe këto tre muaj që Dumani do të jetë në krye të SPAK, pasi në dhjetori i mbaron mandati, duket se do të jenë “ditë ferri e zjarri” për terroristët e drogës dhe të korruptuarit. Aktualisht përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, në listë janë përmendur emra të bujshëm: nga dosjet e korrupsionit ku shfaqen ministrat dhe zyrtarët e lartë si Belinda Balluku, Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Frida Krifca, deri tek dyshimet e rënda që rëndojnë mbi vetë kryeministrin Edi Rama, i cili akuzohet se është i përfshirë në përgjime të “SKY ECC” dhe ka pasur kontakte të dyshimta me bosë të drogës dhe krimit të organizuar.

Por prania e Dumanit në DASH, është një kambanë alarmi për të gjithë klasën politike, se, nuk ka më të paprekshëm. SOT.COM.AL

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…