U ab*zua në moshën 15 vjeçare, e mbijetuara zbulon çfarë i ndodhi pas takimit me abuzuesin

Jeffrey Ep stein ishte një financier dhe figurë publike amerikane, i njohur jo vetëm për pasurinë dhe lidhjet me elitat politike, por edhe për rrjetin e tij kriminal të abu zimit s*ksual me të mitura.

Ashley Rubright, ka folur për herë të parë për mënyrën se si një pjesë nga albumi i saj i shkollës së mesme zbulon trazirat emocionale që ajo po përjetonte në heshtje në atë kohë.

Ashley Rubright u njoh me Epstein-in kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ajo vendosi të flasë publikisht për herë të parë, duke shpjeguar se të mbijetuara të tjera – të cilat ajo i quan “motrat e shpirtit” – po flasin këtë javë në Kongres.

Deputeti republikan Thomas Massie dhe demokrati Ro Khanna po mbledhin firma për një projektligj që do t’i kërkonte ekipit të Tr ump-it të dorëzojë të gjitha materialet lidhur me Epstein-in.

Ata pritet të mbajnë një konferencë shtypi me të mbijetuara të Epstein-it, shumë prej të cilave nuk kanë folur kurrë më parë publikisht.

“Kjo konferencë shtypi do të jetë shpërthyese. Është hera e parë që shumë nga këto viktima po flasin publikisht,” tha Khanna për CNN.

Duke folur për herë të parë publikisht për CNN këtë javë, Rubright shpjegoi se kishte një ndryshim të dukshëm në albumin e saj të shkollës vitin para se të njihte Epstein-in, krahasuar me vitin pasues.

“Të gjithë që kishin shkruar në albumin tim… thoshin gjëra si ‘Kalo një verë të mirë!’, ‘Hajde rrimë bashkë’, ‘Ishte bukur që kaluam kohë këtë vit’,” tha Rubright, duke shpjeguar se të gjitha komentet përpara se të takonte Epstein-in ishin “pozitive”.

Por pas takimit me pedofilin e dënuar, Rubright tregoi se kishte një ndryshim të dukshëm në komentet që miqtë i lanë në fund të vitit shkollor.

Rubright kujtoi: “Albumi tjetër që doli… të gjitha komentet ishin ndryshe: ‘Jam shumë e shqetësuar për ty’, ‘Mos bëj ndonjë gjë të pamend këtë verë.’”

Rubright tha se vetëm pasi u largua nga shtëpia e prindërve në moshën 17-vjeçare e kuptoi vërtet ndikimin që kishte pasur kjo përvojë tek ajo.

“Isha si, ‘Wow, kjo vërtet më ka ndikuar atëherë’,” shtoi ajo.

Ndërkohë, disa dokumente nga Departamenti i Drejtësisë janë publikuar së fundmi, por demokratët argumentojnë se ato nuk përmbajnë shumë informacione të reja.

Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA publikoi 33,295 faqe dokumente të klasifikuara rëndë, duke përfshirë regjistra fluturimesh, video nga burgjet, dokumente gjyqësore, regjistrime audio dhe e-maile.

Por ato nuk zbulojnë të ashtuquajturin “listë klientësh” të financierit të turpëruar – për të cilën teoricienët e konspiracionit besojnë se ai (ose shoqëruesja e tij, Ghislaine Maxwell) mbante një ditar me emra personash të përfshirë në trafikun e tij seksual.

FBI ka deklaruar se një listë e tillë nuk ekziston.

Kryetari republikan i Komitetit të Mbikëqyrjes, James Comer, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë e ka informuar për planet për të vazhduar publikimin e dokumenteve të tjera.

“Kjo është hetimi më i thelluar ndonjëherë mbi Epstein dhe Maxwell, dhe po japim rezultate,” tha ai. “Ne kemi marrë në pyetje ish-Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr, Departamenti i Drejtësisë ka dorëzuar pothuajse 34,000 faqe dokumente dhe do të dorëzojë të tjera, të cilat po bëhen publike ndërkohë që flasim.”

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga Greqia, sapo u njoftua

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Aktivistja e njòhur shkon te várri i Fátos Nanos, e pabèsueshme ajo qe ka zbuluar

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë…

“Paturpësi!”/ E reja i merr qesen qytetares “sy për sy” në dyqan

Rastet e vjedhjeve, siç denoncojnë vazhdimisht qytetarët, duket se janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në vend. Një tjetër episod shqetësues është denoncuar në redaksisë tonë, këtë…

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar sot shtëpisë së Big Brother. Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, ku…

📸 DOSJA AKSHI | Si u ndërtua skema e dyshuar e manipulimit të tenderëve, rolet, përgjimet dhe episodi i famshëm ‘2 milionë bëhen 4’

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë të dyshuar kriminale që, sipas hetimeve, përfshin drejtues të lartë të AKSHI-t, biznesmenë dhe funksionarë të rendit, të cilët dyshohet…

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…