Pas pjeshkëve, Kroacia bllokon edhe domatet shqiptare: Kanë shumë pesticide

Kroacia ka asgjësuar rreth 4 ton domate me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele pesëfish më të larta se norma e lejuar të pesticidit chlorfenapyr, një substancë helmuese që përdoret për eliminimin e insekteve.

Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), niveli i lejuar i këtij kimikati është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare të eksportuara nga Berati, niveli i klorfenapirit rezultoi 0.06 mg/kg. Domatet e rrezikshme nuk arritën të hyjnë në tregun europian dhe u groposën nga autoritetet kroate.

Vetëm pak ditë më vonë, më 22 gusht, Kroacia bllokoi dhe asgjësoi edhe një tjetër ngarkesë me 5 ton pjeshkë nga Divjaka, pasi në to u zbulua nivel i lartë i metalit të rëndë nikel, i rrezikshëm për shëndetin, veçanërisht për fëmijët.

Ekspertët theksojnë se përdorimi pa kriter i pesticideve dhe mungesa e respektimit të periudhës së karencës, koha që duhet kaluar nga përdorimi i kimikateve deri në korrje, po dëmton rëndë reputacionin e prodhimeve shqiptare jashtë vendit dhe sigurinë ushqimore brenda vendit.

“Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e mos respektimit të karencës, por jo vetëm gjithashtu kjo mund të ketë ardhur nga mbi doza që kanë përdorur fermerët ose nga mungesa e alternimit të insekdicidit fermerët duke përdor gjithmonë të njëjtin kimikat bën që kjo insekticid të kalojë tokë, bimë dhe më pas në produkt pasi nuk shpërbëhet”.

Kimikatet si chlorfenapyr mund të shkaktojnë dëmtime të imunitetit, reaksione alergjike, dhe sipas ekspertëve, kanë ndikim të rëndë në shëndetin riprodhues, duke ndikuar në infertilitet dhe vështirësi në shtatzëni.

“Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek riprodhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi“.

Ndërkohë, Bosnje-Hercegovina ka ndaluar dhe bllokuar një ngarkesë tjetër pjeshkësh nga Shqipëria, me pretendimin se përmbajnë pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për moshat e vogla.

Skandali ushqimor ka ngritur shqetësime serioze jo vetëm për imazhin e produkteve “Made in Albania”, por edhe për konsumatorët shqiptarë. Autoritetet shqiptare të ushqimit nuk kanë dhënë ende asnjë njoftim apo alert në lidhje me praninë e këtyre produkteve në tregun vendas, çka ngre pikëpyetje mbi rolin e tyre në mbrojtjen e shëndetit publik.

Related Posts

Ab’υzimi i 18-vjeçares italiane: Preza, baba i tre fëmijëve, dyshohet se tentoi t’i shiste dɾ*gë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një turiste italiane akuzon një 26-vjeçar shqiptar për ab*zim s*ksual. Sipas pamjeve filmike,…

Ekspertja e IGJEUM: Çfarë na pret me motin dhe temperaturat gjatë shtatorit

Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, foli në Euronews Albania lidhur me parashikimin e motit për muajin shtator. Ajo njoftoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të…

23-vjeçarja dënohet me burgim të për’jetshëm në Dubai për një “budaIIaIIëk”, nëna nis fushatë për ndihmë ligjore

Mia O’Brien, një 23-vjeçare nga Huyton, Liverpool, është dënuar me burgim të përjetshëm në Dubai për një “gabim shumë të papjekur”, sipas familjes së saj. Ajo po…

Me 800 mijë lekë rrogë quhesh i pasur apo i varfër?! Plas debati në studio: Nuk është rrogë mesatare…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë mbi tendencën e studentëve për të…

Spektakël në qiell/ Nesër eklipsi total Hënor, e njohur si ‘Hëna e Përgjakur’, e dukshme edhe në vendin tonë

Më 7 shtator qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, të njohur si “Hëna e Përgjakur”. Nga Tirana fenomeni do të shihet…

18-vjeçarja italiane u përdh*nua nga i riu shqiptar në plazh/ Vajza jep dëshminë e saj: M’u afrua dhe më…

Një ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet në Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 18-vjeçare me shtetësi italiane, e cila ka deklaruar…