“Lëmë gocën e ikim”/ Nëna e tre fëmijëve shet tr*pin për dr*gë, vajzën e nxjerr të lypë (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Kavajë për dëshminë e një babai i cili pretendon se bashkëshortja e tij gjatë kohës që ai vetë ishte në burg, i ka nxjerrë fëmijët të lypnin rrugëve. Veç, kësaj burri pretendon se nëna e fëmijëve të tij është konsumatore lëndësh narkotike. Babai i 3 fëmijëve 8, 7 dhe 4 vjeç, mban dy djemtë më të rritur dhe thotë se vajza nuk është e sigurt me të ëmën.

“Stop” siguron një video ku duken fëmijët jashtë në orët e vona të natës me gjyshen e tyre, duke kërkuar lëmoshë. Në një tjetër video shihet mamaja e fëmijëve në shoqëri të personave të paidentifikuar, duke konsumuar lëndë narkotike. I infiltruari takon gruan e cila në këmbim të parave, i ofroi shoqëri dhe raport intim.

Qytetari: Si jeni? Mirë është të ishim ulur vetëm!

Marsida: Po mirë, se s’të njoh ty unë, të ulem vetëm. Më ndihmo me një 5 mijë lekësh se jam keq!

Qytetari: Hë?

Marsida: Ke mundësi të më ndihmosh me një 5 mijë lekësh? Po në rregull pra, më ndihmo me një 5 mijë lekësh e flasim, se jam pa kokërr leku këto dy ditët e fundit.

Qytetari: Gjë tjetër do?

Marsida: (I flet mamasë) Mbaje, fute në xhep këtë! Ik ulu çik atje, rri e qetë, të flasi djali, ça halli ka!

Qytetari: Mua më thanë ke këtë numrin, dil bëj çikë qejf për veten tënde, më thanë. Kaq!

Marsida: Qysh tha, re?

Qytetari: Je për qejf, apo jo?

Marsida: Ça qejfi?

Qytetari: E t’i biem gjatë, larg, kot.

Marsida: Ça qejfi?

Qytetari: Dalim pra, lëvizim!

Marsida: Ku do të lëvizim neve?

Qytetari: Ku di unë! Ku do ti? Të flas troç unë, po kam hallin, se është vajza!

Marsida: Të kesh hallin e plakës ti në fillim se goca është e vogël, nuk merr vesh shumë, po…!

Qytetari: Në qoftë se je për t’u kënaq, më thuaj!

Marsida: E mbarove ti mami këtë kaq shpejt?

Vajza: Po!

Marsida: Ore çdo njeri jeton për t’u kënaqur, jo për të vujtur.

Qytetari: Ah, bravo! Këto po t’i paguaj unë. Në qoftë se do, më thuaj në darkë! Në qoftë se do, më shkruaj tani, ku të duash, vij të marr unë edhe ikim ku të duash ti!

Marsida: Të mbaroj punë në dorë unë, po qe, të marr në telefon vetë mbrapa. Të çoj mamin me gocën në shtëpi.

/tvklan.al

Related Posts

Misteri i takimit te Dumanit ne SHBA ! Cfare po fshihet qe ka tmrruar politiken? A u mor vendimi per spstrimin e KOKAVE?

Takimi me Brendan Hanrahan, pse hesht SPAK? Altin Dumani është zyrtari i parë shqiptar i thirrur në DASH, që pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Rama…

Aksident i fr*kshëm/ Makina p*rplas 3 fëmijë dhe shoqëruesin e tyre (Detaje)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berlin ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar. Incidenti ndodhi rreth orës 13:10…

“Është koha për të bërë sakrifica”/ Eklipsi i 7 shtatorit. këto 4 shenja do të ndikohen më shumë

Sezoni i eklipseve ka mbërritur! Një nga ndikimet më të forta të astrologjisë për vitin 2025 vjen më 7 shtator 2025, duke sjellë një eklips hënor te…

Alarm në Detin Baltik: 8,000 ushtarë NATO gati për përballje me Rusinë

Rreth 8,000 oficerë nga 14 vende anëtare të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen shumëjavore “Quadriga 2025”, e udhëhequr nga ushtria gjermane në Detin Baltik, ndërsa tensionet…

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Burrë e grua gjenden të vd*kur brenda banesës, dyshimet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku policia ka hasur një skenë që ngjan me një thriler. Një burrë dhe një…

U aksidentua nga një 17-vjeçar dhe humbi jetën, Kreshnik Tomai babai i vogëlushes virale në ‘TikTok’. Ëndrra e prerë në mes për të bërë vajzën këngëtare

Një lajm i kobshëm erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën…