Misteri i takimit te Dumanit ne SHBA ! Cfare po fshihet qe ka tmrruar politiken? A u mor vendimi per spstrimin e KOKAVE?

Takimi me Brendan Hanrahan, pse hesht SPAK?
Altin Dumani është zyrtari i parë shqiptar i thirrur në DASH, që pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Rama loboi fort për një takim të nivelit të lartë, Berisha po ashtu, por duket se Amerikanët vendosën të japin një mesazh të qartë.

Megjithatë ka shumë mister mbi takimin që Dumani pati me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan. Ajo që dihet deri më tani është që Dumani ka shkuar në SHBA për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së bashkëshortes dhe diçka ka ndodhur që ai është thirrur në DASH.

“Pamfleti” ju drejtua me një email Departamentit të Shtetit, për të kërkuar më shumë detaje mbi këtë takim. DASH vendosi të mos japë detaje. Ndërkohë terr informativ ka pasur edhe nga SPAK. As në mënyrë zyrtare, as në mënyrë informale, SPAK nuk ka preferuar të japë detaje se përse Dumani u takua me Brendan P. Hanrahan.

Në një rast normal, duhet të ishte vetë SPAK që do ta promovonte një takim të tillë. Ajo që e bën më të dyshimtë është fakti se nëse DASH nuk do të nxirrte axhendën në faqen zyrtare, nuk do të merrej vesh ky takim. Po ashtu edhe ambasada e SHBA, e cila zakonisht i promovon takimet e prokurorëve të SPAK, nuk ka reaguar fare duke shtuar shumë dyshime.

Vizita në aspektin formal shihet si një mbështetje e SHBA për SPAK. Deri më tani amerikanët nuk kanë ndërhyrë në punët e politikës dhe drejtësisë, por javët e fundit kanë nisur të lëvizin. Takimi mistik i Dumanit ka shtuar frikën te politika, pasi ka dyshime se ai ka marrë direktiva në mënyrë informale se ku duhet të godasë dhe se cila do të jetë e ardhmja e SPAK.

Mos vallë Amerikanët duan të nisin një fushatë të re spastrimesh në politikë? Për koincidencë, vizita e tij vjen në të njëjtën kohë kur Departamenti i Drejtësisë publikoi raportin mbi rastin “McGonigal”, ku përmendet disa herë kryeministri shqiptar. Ka vallë lidhje me këtë? Kudo ka terr informativ. Megjithatë do të duhet të presim edhe pak ditë për të parë nëse Dumani ka marrë direktiva për të goditur këdo, apo ka qenë diçka tjetër larg interesit shqiptar

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…