Punonte në ndërtim me babain, detaje nga vr*asja e Kristjanit në Shkodër

Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Kristjan Kola.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, në qendër të qytetit. Autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me kapuçë, dyshohet se e kishin ndjekur dhe pikasur viktimën, duke e qëlluar nga një distancë shumë e afërt në momentin që ai po dilte nga një hotel.

Viktima u qëllua disa herë në gjoks me armë zjarri, duke ndërruar jetë në vend. Autorët më pas u larguan me një motoçikletë, duke u përpjekur të zhdukin çdo gjurmë.

Nga të dhënat paraprake, Kristjan Kola nuk rezulton me precedentë penalë dhe punonte së bashku me të atin në një firmë ndërtimi. Ai nuk njihej si person problematik apo i përfshirë në çështje kriminale.

Në momentin e atentatit, në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por autorët kishin përqendruar vëmendjen vetëm te objektivi i tyre, duke e ndjekur dhe monitoruar deri në momentin e ekzekutimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju e kishit menduar. Debatet do jene te…

Balena në ujërat e gjirit të Vlorës, befasohen pushuesit

Një balenë është parë në brendësi të gjirit të Vlorës gjatë ditës së sotme. Balena në ujërat e gjirit të Vlorës, befasohen pushuesit Ajo është parë në…

15-vjeçarja nga Lushnja e zhd*ukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici!

Një vajzë e mitur, 15 vjeçe nga fshati Kolonjë e Lushnjës rezulton prej 6 ditësh e zhdukur, ku familjarët kanë humbur kontaktet me të. Ndërkohë, vetëm ditën…

Rama: Plazhin e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i menaxhojnë Bashkitë përkatëse

Ditën e djeshme, kryeministri u shfaq në një emision televiziv ku foli me pasion për aksionin e lirimit të plazheve dhe kthimin e tyre në hapësira publike….

Tro*ditet Shqipëria, ka te vd*kur

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në qendër të Shkodrës DYSHOHET PER VIKTIMA

“Plasën çokollatat knej” , “është kënaqësia ime e përjetshme!” Habit Ervin Salianji pas prezantimit nga Grida

Këtë të enjte nisi sezoni i ri i “Top Story” në Top Channel. Të ftuar në studio ishin demokrati Ervin Salianji, analisti Lorenc Vangjeli, gazetarja Anila Basha,…