Rama: Plazhin e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i menaxhojnë Bashkitë përkatëse

Ditën e djeshme, kryeministri u shfaq në një emision televiziv ku foli me pasion për aksionin e lirimit të plazheve dhe kthimin e tyre në hapësira publike. Një mision që në letër duket i madh, por në terren, këtë verë, nuk është marrë edhe aq seriozisht nga bizneset që vazhdojnë të mbajnë “nën kujdes” çdo centimetër rëre.

I pyetur për situatën, Rama deklaroi me plot gojë se biznesmenët në Ksamil dhe Dhërmi duhet ta harrojnë zonën e plazhit, pasi menaxhimi i tyre do të kalojë në dorë të bashkive përkatëse. Me pak fjalë, qytetarët duhet të gëzohen se çadrat dhe shezlongët nuk do të jenë më pronë private, por pronë “publike” nën menaxhimin e pushtetit lokal. Ironia është se qytetarët shpesh nuk shohin dallim të madh sepse në të dyja rastet e vetmja gjë pa pagesë është rëra.

Deklarata e famshme “Ksamili nuk është plazhi i Durrësit” tingëlloi si një krahasim për të dhënë siguri, por gjithsesi i la qytetarët me një pyetje të thjeshtë: a do të thotë kjo që plazhi do të jetë më i lirë, apo thjesht do të ndryshojë kush vendos çmimin?

Në fund, ndërsa verë pas vere premtimi për “plazhe të lira” përsëritet si refren, qytetarëve u mbetet të shpresojnë që këtë herë ironia të mos dalë më e fortë se realiteti.

Related Posts

Moti i keq përfshin Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet

Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme. Meteorologu…

Auron Tare: Për “pikën e voçkël” të Mirela Kumbaros duhen futur njerëz në burg

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar…

Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët

Nga Robert Papa Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të…

Tr*gjedia me e madhe ndër vite, ka shumë vik*ima

Hong Kong – Një valë e thellë zisë ka pushtuar Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, pas një zjarri masiv dhe shkatërrues që ka përfshirë disa…

“Ku janë lekët!”- Nusja vrau vjehrrën pasi i vodhi paratë, publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj

Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e…

“Mos u opero, mos bëj biopsi”/ Pacientja me ka ncer vd es pasi ndoqi mjekun popullor

Në Tiranë, një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” në Tv Klan ngre dyshime se farmacia bimore “Elif”, e drejtuar nga Hekuran Çela dhe i biri, u…