Roja humb jetën në Tiranë pasi e zuri porta e objektit ku punonte, dy të proceduar

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një 68-vjeçar, i punësuar si roje në një subjekt privat, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima, shtetasi G. G., 68 vjeç, ka humbur jetën pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit ku punonte, ajo është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me ngjarjen, pas komunikimit me Prokurorin e çështjes, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy persona: shtetasja E. Dh., 40 vjeçe, pronare e subjektit, dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës.

Njoftimi i plotë i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K., gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë, 68-vjeçari ka humbur jetën.”

Hetimet për rastin vijojnë nga ana e autoriteteve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Related Posts

Spektakël në qiell/ Nesër eklipsi total Hënor, e njohur si ‘Hëna e Përgjakur’, e dukshme edhe në vendin tonë

Më 7 shtator qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, të njohur si “Hëna e Përgjakur”. Nga Tirana fenomeni do të shihet…

18-vjeçarja italiane u përdh*nua nga i riu shqiptar në plazh/ Vajza jep dëshminë e saj: M’u afrua dhe më…

Një ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet në Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 18-vjeçare me shtetësi italiane, e cila ka deklaruar…

Tjetër rast i rëndë. Influencuesja 22-vjeçare gjendet e vd*kur 3 ditë pas zhd’ukjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Brazil, pasi u gjet e vdekur influencuesja e njohur, Jaqueline Barbosa Nascimento. 22-vjeçarja ishte zhdukur tre ditë më…

Skandali i specave me pesticide nga Shqipëria – Reagon Bashkimi Europian!

Një skandal ushqimor me përmasa ndërkombëtare ka shpërthyer pas evidentimit të pesticideve në specat me origjinë nga Shqipëria. Bashkimi Europian, përmes Agjencisë së Vet për Sigurinë Ushqimore…

The Telegraph artikull për Vjosën: Lumi i qelbur!

Gazeta britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull lumit Vjosa, të shpallur park natyror nga qeveria, dhe që rrezikon për shkak të ndotjeve masive dhe gërryerjes…

V’r*sja e Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur një motor. Dyshohet se i përket..

Një motor që dyshohet se i përket autorëve të vr asjes së Kristjan Kolës në Shkodër, është gjetur i djegur në fshatin Vukatanë. Motomjetit pritet t’i bëhet…