Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë në atdhe! Ja sa azilkërkues shqiptarë janë sjellë në vend

Qeveria po rrit presionin për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar. Për 2025 ka shumë kthime. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur.

Mert Sayim shpesh qarkullon nëpër aeroportet në NRW, kryesisht në Dyseldorf. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qendrojnë në Gjermani.

Më 2024 janë kthyer gjtihsej mbi 20.000 vetë

Sayim punon në Shërbimin e Kishës Evangjeliste si referent për refugjatët, migrantët dhe integrimin e tyre. Puna e tij është që të vëzhgojë në vend realizimin e dëbimeve dhe të dokumentojnë mënyrën se si trajtohen të prekurit ose nëse ka ndonjë sheklje gjatë procedurës. Ai nuk e di saktë numrin e kthimeve. Nga 13.000 kthime që ka pasur më 2022 çdo vit numri ka qenë në rritje dhe më 2024 janë kthyer mbi 20.000.

Nga Gjermania për në Shqipëri më 2024 janë kthyer mbi 1.000 azilkërkues, në Maqedoninë e Veriut gati 1.400 vetë, ndërsa në Gjeorgji mbi 1.800 persona.

Në vitin 2025 kurba është në rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme në gjysmën e parë të këtij viti janë dëbuar 12.000 vetë. Sayim do të ketë edhe shumë punë, për të dokumentuar nëse njerëzit i kthejnë sipas ligjeve apo kundër vullnetit të tyre. Përshtypjet ndonjëherë edhe të dhimbshme, që krijon ai nga situata të ndryshme, dokumentohen rregullisht dhe publikohen.

Duke prezantuar raportin aktual vjetor për konstatimet gjatë dëbimeve Sayim përshkruan një shembull: “U vëzhgua dëbimi ndër të tjerë edhe i një fëmije, që sapo kishte pasur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. E kthimi u realizua edhe pa përfunduar ekzaminimi pas operacionit që ishte përcaktuar nga mjeku.” Në raste të tilla, tërheq vëmendjen Sayim do të lipsej më shumë sensibilitet dhe fleksibilitet. Kjo strukturë kishtare jep edhe rekomandime, që në rast të personave të sëmurë, duhet paraprakisht të verifikohet situata në vendin e kthimit, nëse është i përshtatshëm kujdesi shëndetsor për indivin me sëmundje të caktuar. Nëse nuk ekzistojnë mundësitëe trajtimit të duhur mjekësor në atdhe, kthimet duhen pezulluar. Jo gjithmonë bëhen verifikime të tilla. Këto organizata bëjnë thirrje për më shumë transparencë dhe akses për monitorimin e procedurave të kthimit.

Sayim thekson, se kjo duhet të rregullohet në nivel landesh dhe federate. I gjithë procesi i dëbimeve duhet të monitorohet: “Konkretisht kemi parasysh që nga momenti i marrjes së personave nga vendbanimi e deri në aeroport.” Vëzhgimi i procedurës është parashikuar që në 2008 në një direktivë të BE-së, thotë Sayim.

Ministri i Brendshëm Dobrindt po ndjek një kurs gjithnjë e më të ashpër

Por Gjermania e ka shpërfillur këtë direktivë e bashkë me vende të tjera po punohet për ashpërsim të mëtejshëm të rregullave. Ministri kristiansocial Alexander Dobrindt gjatë një takimi në korrik me homologët e tij nga Austria, Danimarka, Franca, Çekia dhe Polonia u dakordësuan për harmonizimin e rregulloreve. “Kthimet me efikasitet janë një kusht i domosdoshëm për të krijuar besim tek një politikë e ekuilibruar europiane përmigracionin”,

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…