Skandali i specave me pesticide nga Shqipëria – Reagon Bashkimi Europian!

Një skandal ushqimor me përmasa ndërkombëtare ka shpërthyer pas evidentimit të pesticideve në specat me origjinë nga Shqipëria. Bashkimi Europian, përmes Agjencisë së Vet për Sigurinë Ushqimore (RASFF), ka reaguar zyrtarisht duke e konsideruar situatën “serioze”, ndërsa ka nisur paralajmërime për vendet importuese.

Alarmi u dha fillimisht nga një kompani tregtimi ushqimesh në Slloveni, e cila kërkoi tërheqjen nga tregu të specave shqiptarë, pas analizave që zbuluan mbetje të larta pesticidesh në produkt.

Tre lloje pesticidesh të rrezikshëm të identifikuar

Sipas të dhënave të publikuara nga RASFF (Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë në BE), në specat shqiptare të eksportuar janë zbuluar tre substanca të ndaluara ose të kufizuara rreptësisht në Bashkimin Europian:

Formetanate

Acetamiprid

Flonicamid

Këto janë pesticide të klasifikuara si rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve, sidomos kur tejkalojnë kufijtë e lejuar nga legjislacioni europian.

BE njofton Shqipërinë dhe vendet importuese

Pas evidentimit të rasteve, Agjencia Europiane për Sigurinë Ushqimore ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë si vend i origjinës, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për ndalimin e eksportit të produkteve të kontaminuara.

Në të njëjtën kohë, janë njoftuar edhe shtetet ku produkti ishte nisur për eksport, konkretisht:

Sllovenia – që ngriti alarmin e parë;

Austria

Kroacia

Autoritetet në këto vende kanë nisur procedurat e tërheqjes nga tregu, ndërsa kontrollet për produktet e tjera shqiptare janë shtuar ndjeshëm në kufi. Masat pritet të përshkallëzohen

Rasti i specave me pesticide vjen në një periudhë kur eksportet bujqësore shqiptare janë në rritje, por kjo ngjarje rrezikon të cenojë besimin e tregjeve europiane ndaj produkteve “Made in Albania”.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare për këtë rast, por pritet që Ministria e Bujqësisë dhe AKU të japin një qëndrim dhe të nisin hetim të brendshëm për identifikimin e përgjegjësve.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…