Humb jetën tragjikisht 10-vjeçari pasi nëna e tij që peshonte 154 kg u rrëzua sipër tij!

Një ngjarje tejet tronditëse ka ndodhur në Michigan, ku një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të rënda.

Sipas mediave lokale dhe dokumenteve të gjykatës, fëmija u shtyp për vdekje nga nëna e tij kujdestare, e cila peshonte rreth 340 paund (rreth 154 kg), pasi sipas saj, djali po sillej keq.

E dyshuara, Jennifer Wilson, raportohet se ka qëndruar ulur mbi trupin e fëmijës për afro 5 minuta, duke e lënë atë pa frymë dhe pa mundësi për të lëvizur.

Ngjarja nisi kur 10-vjeçari, i cili peshonte vetëm 91 paund (rreth 41 kg), u largua nga shtëpia dhe u fsheh në oborrin e fqinjëve.

Më pas, kur u rikthye, siç rrëfen vetë Wilson në deklaratat për policinë, ajo e uli në tokë dhe e shtypi me trupin e saj ndërkohë që po telefononte punonjësen sociale të çështjes.

Ndërkohë që djali bërtiste nga dhimbjet, sipas dokumenteve të siguruara nga “Express US”, ai papritmas pushoi së lëvizuri.

Gruaja deklaroi se fillimisht mendoi se ai po shtirej, por shpejt e kuptoi seriozitetin e situatës kur pa që sytë e tij ishin zbehur dhe ai nuk reagonte më.

Pasi e rrokullisi trupin e fëmijës, vërejti se ai nuk kishte puls. Pavarësisht përpjekjeve për të kërkuar ndihmë mjekësore, fëmija u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe pritet që Jennifer Wilson të përballet me akuza të rënda për vrasje apo neglizhencë të rëndë me pasojë vdekjen.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt sot ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane kaluar një periudhe te vështirë do mundohen me sa te mundin…

Lajm i mirë për emigrantët / Vjen njoftimi me i fundit

Një sinjal i mirë për emigrantët, kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në…

Mesazhi i fr*kshëm që tr*nditi vendin/ Miliona qytetarë njoftohen nga al*rmi emergjent

Dhjetëra miliona telefona celularë në Mbretërinë e Bashkuar morën mesazh dhe lëshuan alarm të fortë gjatë testit të dytë kombëtar të sistemit publik të paralajmërimit të qeverisë….

“Hëna e përgjákur” Zbuloni Shenjen qe u BEKUA me Shume PARA nga Fuqia e Henes

Hëna e Pergjakur është një fenomen astrologjik i njohur për ndikimin e saj të fuqishëm në jetën e përditshme dhe për pasojat që sjell në nivelin emocional…

Sot ‘Hena e Pergj*kur’, Meri Shehu ben parashikimin: Ngjarja e vitit, ndryshimi i jetes tani vjen..

DASHI Ne erresiren e nje perditshmerie qe ka lodhur ritmin tuaj, eklipsi hap nje korridor te fshehte mes reales dhe asaj qe s’ka emer. Dicka do te…

200 mijë euro gjobë për Kombëtaren dhe 20% e stadiumit bosh: Koha për tolerancë zero ndaj sjelljeve të dëmshme të tifozëve

Nga Ilir Demalia Në prag të ndeshjes me Letoninë më 9 shtator 2025, për eliminatoret e Kampionatit Botëror “USA–Canada–Mexico 2026”, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është ndëshkuar…