“Zbulova se burri i kishte vënë vajzës tonë emrin e të dashurës së tij”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një grua ka ndarë historinë e saj personale, duke kërkuar mendimin e qytetarëve.

Sipas saj, disa muaj më parë ajo është bërë nënë e një vajze. Burri i saj këmbënguli që t’i vendoste një emër shumë të veçantë, pa e lënë asaj hapësirë të merrte pjesë në vendim. Në fillim nuk i kushtoi rëndësi, por më pas duke shfletuar rrjetet sociale, gruaja thotë se hasi një vajzë të re dhe shumë të bukur me të njëjtin emër.

Pasi lidhi disa detaje mes emrit dhe datave të veçanta, ajo beson se bashkëshorti ka zgjedhur t’i vendosë vajzës emrin e të dashurës së tij. “Një mashkull që ia vendos fëmijës emrin e të dashurës, është marrëzisht i dashuruar me të. Ai e bën këtë që ta dëgjojë emrin e saj çdo sekondë të jetës,” shkruan gruaja.

Ajo shton se pas këtij zbulimi nuk pati asnjë përballje apo sherr, por thjesht e kuptoi një gjë: “Ai nuk më do. Thjesht më mban në shtëpi për fëmijët, sepse dashurinë e ka diku tjetër.”

Mesazhi i saj i plotë:

Përshëndetje JOQ, Dua të di çfarë mendojnë ata/ato që do ta lexojnë këtë mesazh nëse ju e postoni. Para disa muajsh u bëra nënë e një vajze. Emrin ia vendosi burri, një emër shumë i veçantë që nuk po e përmend. U habita, sepse tek fëmijët e tjerë nuk kishte marrë pjesë për t’ua vendosur emrin.

Më vonë, duke parë rrjetet sociale, pashë një vajzë të re dhe shumë të bukur me të njëjtin emër. Përveç emrit, përputheshin edhe disa detaje të tjera, si data etj. I dhashë vetëm një shpjegim kësaj gjëje: ai që unë e quaj burrin tim, në të vërtetë është më shumë burri i dikujt tjetër, pasi arriti t’i vendoste fëmijës së tij, gjënë më të shtrenjtë në jetë, emrin e të dashurës.

Një mashkull që i vendos fëmijës emrin e të dashurës është marrëzisht i dashuruar me të, saqë do ta dëgjojë emrin e saj çdo sekondë të jetës. 😓 Kujdes nga këta meshkuj, sepse ne mendojmë se i kemi burra, por në fakt zemrën e kanë diku tjetër. Ata i duan njësoj edhe fëmijën, edhe të dashurën.

Çfarë ndodhi mes meje dhe bashkëshortit tim pas këtij zbulimi? Asgjë… thjesht kuptova që ai nuk më do. Dhe kushdo që mund të jetë në vendin tim, le ta kuptojë: AI QË E QUAN BURRË, NUK TË DO! Thjesht të mban në shtëpi për fëmijët, sepse dashurinë e ka diku tjetër, një dashuri aq të fortë sa çfarë ka për fëmijën.

Mos gënjejmë veten kot. Ju lutem, nëse e postoni, anonime.”

Related Posts

TRAGJEDI, hipopotami përmbys varkën me pasagjerë! Zhduken 11persona, mes tyre edhe një foshnje

Të premten në mëngjes ka ndodhur një tragjedi përgjatë lumit Sassandra, në qytetin Buyo të jugperëndimit të Bregut të Fildishtë, kur një hipopotam sulmoi një varkë të…

U qëIIua për vd*kje, vi’ktima punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër (EMRI)

Armando Pali, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër, mësohet se ishte punonjës i IKMT-së. Gjithashtu, sipas burimeve, ka qenë ish-anëtar…

Ku ndodhet ura më e frikshme në botë, ja arsyeja pse është cilësuar e tillë (Video)

Një urë e varur që shtrihet 150 metra mbi Grykën e Lumit Dadong në Chongqing të Kinës, është quajtur ura e varur më e frikshme në botë…

E RRALLË / Binjaket sia’meze bëhen nëna për herë të pàrë

Abby dhe Brittany Hensel janë bërë nëna për herë të parë. Dy gratë 35-vjeçare, me origjinë nga Minesota, janë binjake të bashkuara: ato kanë dy koka të…

Pasi u martua me 72 vjeçarin, vajza e re ka frike ta bejë në k’revat me të, sdo e besoni dot arsyen

Dikur, Nong Nat punonte në industrinë e filmave me pullë të kuqe. Por pasi u martua me një biznesmen amerikan, ajo hoqi dorë nga kjo punë. Sot,…

‘Stuhi të izoluara…’ Parashikimi javor i motit, ja cfarë pritet të ndodh në ditët në vijim!

Javën që vjen, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe i kthjellët, me disa mundësi për reshje të izoluara, veçanërisht gjatë pasdites në fundjavë….