3 kundër 1! Vajzat në Durrës zihen për një djalë

Këto pamje shqetësuese vijnë nga qyteti i Durrësit, ku mbrëmjen e djeshme disa vajza janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në zonën e rrethrrotullimit te Pallati i Sportit. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, vajzat kapen për flokësh dhe qëllojnë njëra-tjetrën.

Një burrë dhe një grua kanë tentuar që t’i ndajnë në momentin kur po ziheshin. Ata shihen teksa futen dhe tërheqin njërën nga adoleshentet, por tentativa e tyre ishte thuajse e kotë pasi sherri vazhdoi.

Sipas qytetares që ka raportuar ngjarjen, sherri ka ndodhur për motive dashurie, dhe e gjitha për shkak të një djali. Po sipas saj, vajzat nuk janë më shumë se 16-vjeçare.

Ky rast ngre edhe një herë tjetër alarmin për situatën dhe mjedisin ku po rritet rinia shqiptare në ditët e sotme. Fatkeqësisht sherre të tilla na është dashur të raportojmë shumë gjatë javëve të fundit, por këto lajme duhet të shërbejnë si një mesazh për prindërit, që të tregohen më të kujdesshëm me fëmijët e tyre, dhe të kalojnë kohë duke biseduar me ta për shqetësimet që kanë.

Denoncimi i qytetares:

Kur do marrin shembull këto se sa po vjen dhe po degjenerohen gjeneratat e sotme. Vajzat janë vetëm 16-vjeçe dhe janë zënë mbrëmë në darkë në Durrës te Pallati i Sportit te Rrethi. Me sa dëgjova nga të sharat, janë konfliktuar për një djalë. Një burrë dhe një grua u futën për t’i ndarë, ndërsa të tjerët vetëm qeshnin dhe i shikonin. Këtë pamje e kam bërë nga ballkoni i pallatit tim. Vajzat ishin 3 kundër 1.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…