Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në lokalin “Tek Bar Restorant Idromeno”, pranë godinës së Bashkisë.
Sipas informacioneve paraprake, ndaj lokalit është qëlluar me breshëri plumbash. Burime për JOQ raportojnë se nga të shtënat ka mbetur një person i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe identitetin e autorëve të ngjarjes.