Një atentat tr nditës ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, duke lënë dy viktima dhe dy të p lagosur, ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që pas dy ngjarjeve të fundit në qytet të fshihet i njëjti autor vr asjesh me pagesë.
Të vrarë në atentatin e sotëm mbetën Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa të plagosur Erogen Vaso dhe kamerierja Meri Kaceri. Autori i dyshuar i ngjarjes është Ragip Gila, i cili ndodhet tashmë në pranga.
Por ajo që ka ndezur alarmin është dyshimi se Gila mund të jetë i njëjti autor që ekzekutoi edhe 34-vjeçarin Kristjan Kola, vetëm pak ditë më parë në të njëjtin qytet. Ngjashmëritë në metodën e atentatit, përdorimin e motorit dhe mënyrën e të shtënave, po çojnë në këtë pistë.
Gazetari investigativ Poli Hoxha, i ftuar në “Euronews Albania”, tha:
“Vrasësit me pagesë në Shkodër janë bërë normale dhe çmimet e tyre janë të ulëta. Ka aludime të forta se pas të dyja atentateve mund të jetë e njëjta dorë. Ragip Gila dihet se është një vrasës me pagesë.”
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare që i lidh dy ngjarjet, por hetimet intensive vijojnë, ndërsa pritet të zbulohen detaje të reja për lidhjet e mundshme mes viktimave dhe autorit të dyshuar.