“Mik” me Lali Erin, shok i Luizit, njeriu i Dules – kush është Brajoviç që e qëlluan në mes të Shkodrës!

Një atentat mafioz në zemër të Shkodrës ka rikthyer në qendër të vëmendjes një emër të njohur për Policinë dhe publikun: Erogen Vaso, i njohur ndryshe si Brajoviç. Ai ishte shënjestra e dyshuar e atentatit që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, ku mbetën të vrarë miku i tij, Armando Pali dhe truproja Liridon Kraja (Lushi), ndërsa vetë Brajoviç dhe kamarierja Meri Kaceri mbetën të plagosur rëndë.

Sipas burimeve të Newsbomb.al, Erogen Vaso alias Brajoviç është një figurë kontraverse në Shkodër, që lëviz mes botës së krimit, politikës dhe gjobëvënies. 43-vjeçari e nisi “karrierën” në vitet 2006-2007 kur u arrestua për shtrëngim me kanosje për përfitim pasurie, një formë klasike gjobëvënieje.

Nga krimi në politikë… dhe prapë në krim

Pavarësisht akuzave, Erogeni nuk u shkëput nga skena publike. Përkundrazi, në dekadën pas arrestimit të parë, ai hyri në politikë dhe u bë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nën siglën e partisë së Vangjel Dules – Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut. Emri i tij nisi të lakohej gjithnjë e më shpesh në qarqet politike dhe të krimit.

Në vitin 2018, ai u arrestua sërish në një operacion të madh të Policisë në Shkodër, së bashku me emra të tjerë të njohur si Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Asmer Bilali, gjatë një vale kriminaliteti që tronditi qytetin.

Rikthimi i emrit në dosjet e SPAK dhe grupi “Bajri”

Në vitin 2023, pas zbërthimit të aplikacioneve të komunikimit të krimit të organizuar “Sky ECC” dhe “EncroChat”, Erogen Brajoviç u përfshi në një tjetër hetim nga SPAK, si pjesë e rrethit të grupit kriminal Bajri. Ai është vëllai i Denis Brajoviç, i cili u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara dhe akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020 – një tjetër anëtar i grupit të tyre.

Ky krim u zbulua pas përgjimeve të operacionit “Metamorfoza”, ku Denis komunikonte me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin për ekzekutimin e Boriçit – një marrëveshje që u tha se u bë për të “shkëmbuer objektiva”.

Miqësia me figura publike dhe skenat e kafeneve

Në rrjetet sociale qarkullojnë foto të Erogen Vaso me figura publike, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj (nga një dasmë në Bashkinë e Tiranës) dhe Luiz Ejllin, me të cilin shihet duke konsumuar kafe në një tavolinë të shoqëruar nga persona të tjerë.

Përkundër ekspozimit në publik, jeta e tij ka qenë gjithmonë në hije – një përzierje mes influencës politike dhe forcës së dhunshme në terren.

Atentati i sotëm: Çfarë ndodhi?

Në orët e para të mëngjesit të 8 shtatorit, Erogen Vaso po konsumonte kafe me miqtë e tij në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur një person i armatosur, Ragip Gila, hyri dhe hapi zjarr pa mëshirë.

Pas masakrës, autori u largua me një makinë BMW të vjedhur nën kërcënimin e armës, duke lënë të vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën dhe të plagosur rëndë Erogenin dhe një kamarierë. Policia e arrestoi Gilën pas një ndjekjeje dramatike, ndërsa ai tentoi të kalonte lumin Kir në këmbë.

Gila më pas deklaroi në polici se shënjestra e vetme ishte Erogen Vaso, për shkak të një konflikti personal. Por policia nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë vrasës me pagesë, duke hetuar nëse atentati u porosit nga persona të tjerë.

Një qytet nën frikë dhe një histori që nuk mbyllet

Rasti i Erogen Vaso alias Brajoviç është simboli i një Shkodra të thelluar në krim të organizuar, ku kufiri mes politikës dhe gjakmarrjes kriminale është gjithnjë e më i paqartë. Me një të kaluar që përfshin gjobëvënie, arrestime, përfshirje në politikë dhe lidhje me grupet më famëkeqe të Shqipërisë, ai mbetet një figurë që ngjall frikë dhe ndarje të mëdha në opinionin publik.

Hetimet për atentatin e fundit dhe të kaluarën e tij po vazhdojnë, ndërsa qytetarët e Shkodrës shpresojnë që drejtësia të mos vonojë më tej.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…