Alarm për karkalecat e ngrirë, ata mund t’ju v’rasin

Një deklaratë e pazakontë nga senatori amerikan John Ke nnedy, nga shteti i Luizianës, ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe publike në SHBA. Ai ka paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga konsumimi i karkalecave të ngrirë të importuar, të cilët ai i quajti “radioaktivë”.

Në një reagim plot ironi, Kennedy tha se këto produkte mund të shkaktojnë pasoja të çuditshme, si për shembull që njerëzit të fillojnë të duken si “alienë” apo siç tha ai, “t’ju rritet një vesh shtesë”.

Senatori e shoqëroi paralajmërimin e tij me një poster të filmit të famshëm horror-shkencor “Alien” (1979), duke theksuar:

“Zoti President, kjo është një fotografi nga filmi Alien. Kështu mund të përfundoni nëse hani disa nga karkalecat e ngrirë të papërpunuar që importohen në SHBA.”

Sipas Kennedy, karkalecat e importuar nga Indonezia përmbanin izotopin radioaktiv cezium-137, i cili, sipas tij, është tejet i rrezikshëm për shëndetin.

“Edhe nëse nuk të kthen në alien, të siguroj që do të të rritet një vesh shtesë”, – shtoi senatori me një ton ironik.

🔬 FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) kishte zbuluar gjurmë të kësaj substance në disa lote të karkalecave të ngrirë që tashmë ishin shpërndarë në rrjetin e supermarketeve Walmart, në 13 shtete amerikane:

Alabama, Arkansas, Florida, Georgia, Kentucky, Luiziana, Missouri, Mississippi, Ohio, Oklahoma, Pennsylvania, Teksas dhe Virxhinia Perëndimore.

Ndërkohë që autoritetet po hetojnë dhe kërkojnë tërheqjen nga tregu të këtyre produkteve, Kennedy ka bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj konsumatorëve, duke kërkuar masa më të forta sigurie ushqimore për importet.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…