Përmbysje në hetim: Kamarierja e p’Iagosur në at*ntat zbulon detajin që askush s’e priste!

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me masakrën e ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë nga një sulm i arm atosur në një lokal pranë bashkisë.

Një nga të plagosurat e atentatit, kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri, sapo ka dalë nga operacioni dhe ka dhënë dëshminë e saj të parë për ngjarjen. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euronews Albania, Matilda Braho, kamarierja ka rrëfyer para familjarëve se ka parë dy persona në motor, çka hedh poshtë versionin fillestar të policisë që bëhej fjalë për vetëm një autor të armatosur.

“Vajza, në momentet kur ka dalë nga operacioni dhe ka ardhur në vetëdije, ka komunikuar me familjarët e saj. Këto po i them bazuar në deklaratat e familjarëve: ajo ka parë dy persona në motor, jo vetëm një. Supozohet që mund të jenë dy autorë,” – tha gazetarja nga spitali i Shkodrës.

Ky detaj i ri i hedh dritë mbi një pistë të mundshme të bashkëpunimit në atentatin e përgjakshëm, i cili ka tronditur opinionin publik.

📌 Kujtojmë se nga atentati mbetën të vrarë:

Armando Pali – ish-këshilltar bashkiak dhe mik i ngushtë i shënjestrës Liridon Kraja (Lushi) – truproja i Erogen Vaso (alias Brajoviç)

Të plagosur mbetën:

Erogen Vaso – i konsideruar shënjestra kryesore e atentatit Meri Kaceri – kamarierja që ndodhej në lokal në momentin e sulmit

Autoritetet kanë arrestuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin Ragip Gila, një emër i njohur për drejtësinë, i liruar vetëm pak muaj më parë me kusht.

Por dëshmia e kamarieres, e cila ndodhet ende në gjendje të rënduar në spital, ngre dyshime serioze se Gila nuk ka qenë vetëm dhe se mund të kemi të bëjmë me një atentat të organizuar dhe të ndihmuar nga një bashkëpunëtor tjetër.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim për të verifikuar identitetin dhe ekzistencën e personit të dytë, ndërsa vijon hetimi për të zbardhur plotësisht motivet e këtij krimi që ka tronditur jo vetëm Shkodrën, por mbarë vendin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…