Shqipëria, aty ku të vr*sin edhe kur je fajtor, edhe kur je i pafajshëm

Sot në Shqipëri nisi zyrtarisht viti i ri shkollor. Fëmijët u ulën në banka, mësuesit u kthyen në klasë, dhe politikanët u shfaqën me buzëqeshje në ceremoni hapjeje. Në të njëjtën ditë, që në mëngjes, Shkodra u trondit nga një tjetër lajm i zi: dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një bar-kafe. Mes tyre edhe një vajzë 25-vjeçare, një kamariere që nuk kishte asnjë lidhje me botën e krimit, përveç faktit tragjik se po ndodhej aty për të bërë punën e saj të ndershme.

Ky është paradoksi shqiptar: nëse je pjesë e krimit, rrezikon të të vrasin. Por edhe nëse je i pafajshëm dhe sheh punën tënde, plumbat mund të të gjejnë pa e ditur pse. Vajza e plagosur ndoshta punonte për të financuar studimet ose për të ndihmuar familjen, ndërsa një tjetër “burrë i fortë” shënjestrohej nga bandat rivale. Dhe mes këtyre dy botëve, fati i një njeriu të zakonshëm bëhet thjesht kolateral.

Nëse do ta lidhim me fillimin e vitit të ri shkollor, pyetja është e hidhur: çfarë do t’u mësojmë fëmijëve tanë në shkollë? Që në Shqipëri të vrasin nëse merresh me punë të pista, por të vrasin edhe nëse rri urtë dhe sheh punën tënde? Që jeta e një njeriu nuk varet nga sa i drejtë është, por nga sa fat ka që të mos gjendet në vendin e gabuar, në momentin e gabuar?

Mësimi i parë i këtij viti shkollor nuk u dha në klasa, por në rrugët e Shkodrës: në këtë vend, drejtësia nuk funksionon dhe jeta është një lotari e hidhur ku të pafajshmit paguajnë po aq shtrenjtë sa fajtorët.

Related Posts

E rende ne vend, vd*s tragjikisht e mitura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

TRAGJEDI! “TË MBYTUR ME BORXHE”, FAMILJA ME 9 ANËTAR I JEP FUND JETËS

NËNTË ANËTARË TË SË NJËJTËS FAMILJE JANË GJETUR TË VDEKUR NGA NJË PAKT VETËV*RASJEJE. NGA MË E VOGLA, NJË VAJZË 15-VJEÇARE, TE NJË GRUA E MOSHUAR 72-VJEÇARE….

“Mik” me Lali Erin, shok i Luiz Ejllit dhe kandidat i Vangjel Dules! Jeta kontraverse e Erogen Brajoviç mes gjobëvënies, politikës dhe krimit, sot tentuan ta eleminonin në mes të Shkodrës

Erogen Vaso alias Brajoviç mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm në zemër të kryeqendrës së veriut, ku mbeti i vrarë miku i tij Armando…

Rrëfimi i pazakontë i Eli Farës: Prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin, ditën tjetër…

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara, ka bërë një dedikim mjaft emocionues per vajzën e saj, Marina. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në…

Vd*s tr*gjikisht 10-vjeçari pasi nëna e tij që peshonte 154 kg u rrëzua sipër tij!

Një ngjarje tejet tronditëse ka ndodhur në Michigan, ku një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të rënda. Sipas mediave lokale dhe dokumenteve të gjykatës, fëmija…

E dhimbshme! Ndërron jetë moderatorja shqiptare, mikesha e saj jep lajmin e kobshëm

Moderatorja e njohur Linda Imami është ndarë nga jeta sot në moshën 47-vjeçare, pas një beteje disa mujore me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e…