Flet 4 gjuhë të huaja dhe ka lexuar 100 libra, njihuni me gjeniun e vogël shqiptar me au’tizëm

Jamarbër Hoxha fitoi çmimin si “Lexuesi më i mirë” në Panairin e Librit të këtij viti dhe jo më kot u vlerësua. Vogëlushi 9-vjeçar me autizëm ka lexuar deri më sot plot 100 libra.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Jamarbri i la të gjithë pa fjalë, duke treguar se di 4 gjuhë të huaja dhe se ka nisur të lexojë që kur ishte 15-muajsh. Kur është pyetur se cili është autori i tij i preferuar nga letërsia botërore ai zgjodhi Shekspirin dhe Ibsen, ndërsa nga letërsia shqipe Dritëro Agollin dhe Ali Podrimjan.

Unë lexoj edhe histori, të cilat i shkruaj edhe vetë. Kam lexuar një libër shqiptar si ‘Kronikë në gurë’, më ka pëlqyer pak se kishte zhargone. Pyes mamin dhe babin kur nuk e kuptoj një fjalë. Kur isha 15 muajsh lexova ‘Rosaku i shëmtuar’ dhe kur shkova në shkollë kisha lexuar shumë libra.

Unë lexoj ditë për ditë. Kam lexuar nga Shekspiri ‘Romeo dhe Zhuljetën’ dhe ‘Jul Çezarin’. Kam lexuar nga Ibseni ‘Shtëpi kukulle’. Autorët që kam lexuar më së shumti nga shqiptarët janë Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe mbaj mend disa poezi”, tregoi 9-vjeçari.

Ai tha se mëson vetë në shtëpi anglisht, frëngjisht, italisht e gjermanisht dhe se së shpejti do të niste edhe gjuhën indiane. Jamarbri tregoi se ai nuk është i apasionuar vetëm pas letërsisë, por edhe shkencave ekzakte dhe se dëshiron që të bëhet ekonomist në të ardhmen.

“Kam qejf të bëhem ekonomist se duhet të bësh matematikë që të jesh i mirë”, tha Jamarbri

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…