Lajm i mire! Nga pensionistët tek invalidët, skema si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike! Tri kategoritë që përfitojnë

Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë një mundësi të re për të shlyer me lehtësi detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një skemë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që synon jo vetëm të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve, por edhe të shëndoshë të ardhurat e tij institucionale si të vetmen mundësi për të akumuluar borxhet e vjetra.

Nisma, e cila ka hyrë në fuqi që në muajin korrik, ofron mundësinë e pagesës së debive të akumuluara deri më 31 dhjetor 2023 përmes kësteve mujore të përcaktuara sipas kategorisë së klientit dhe mundësisë financiare të secilit. Dhe mbi të gjitha me këste minimale që fillojnë nga 1200 lekë. Sipas statistikave, gjatë vitit të fundit, rreth 1000 subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatëvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm.

KUSH PËRFITON

Përfitues nga kjo skemë janë të gjitha kategoritë e klientëve – familjarë dhe jo familjarë, duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe individët me status të veçantë. Për më tepër, për klientët vulnerabël, si pensionistët apo familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike janë përcaktuar kritere më të lehta shlyerjeje. Plani standard lejon shlyerjen e borxhit deri në 240 këste mujore – një afat që praktikisht u jep konsumatorëve që iu duhet shumë kohë për të mbyllur llogaritë pa u rënduar ndjeshëm çdo muaj. Për qytetarët që kanë mundësi të përballojnë një shlyerje të menjëhershme të borxhit total, OSHEE ka parashikuar një tjetër lehtësi të rëndësishme: ulje të ndjeshme të kamatës, që në disa raste mund të shkojë deri në 100%. Përfitimi i kësaj zbritjeje varet nga kategoria ku bën pjesë klienti, por qëllimi mbetet i qartë – inkurajimi i pagesës së borxheve pa penalitete shtesë. Por çfarë ndodh me borxhet e krijuara në 2024 dhe 2025? Është vendosur një kufi i qartë kohor për borxhet që përfshihen në këtë marrëveshje. Sipas zyrtarëve të OSHEE-së, vetëm detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2023 mund të shlyhen përmes kësaj skeme. Ata klientë që kanë borxhe të krijuara gjatë vitit 2024 apo edhe në 2025, duhet t’i shlyejnë ato paraprakisht për të qenë të pranueshëm në programin e ri të pagesës me këste. “Që një klient të përfitojë nga aktmarrëveshja për borxhin e kaluar, duhet që fillimisht të ketë zero borxh për vitin aktual dhe vitin pararendës. Vetëm atëherë mund të hyjë në skemë”, – sqaron OSHEE.

PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI

Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe i strukturuar në mënyrë që të shmangë burokracitë. Abonentët familjarë duhet të paraqesin vetëm kartën e identitetit. Ndërsa bizneset e vogla duhet të dorëzojnë NIPT-in, ekstraktin e regjistrimit të subjektit dhe vërtetimin e përgjegjësisë tatimore nga organet përkatëse. Për individët që janë pjesë e skemave të ndihmës ekonomike apo që kanë status të mbrojtur (si invalidë, veteranë apo familje me ndihmë sociale), kërkohet dokumentacioni përkatës që vërteton përfshirjen e tyre në këto kategori. Me këtë nismë, OSHEE dëshmon se është e vetëdijshme për sfidat që përjetojnë konsumatorët, veçanërisht ata që janë goditur nga krizat ekonomike, papunësia apo rritja e çmimeve të jetesës. Nga ana tjetër, kompania ka nevojë për arkëtime të rregullta për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare të sektorit energjetik dhe për të vazhduar investimet në rrjetin e shpërndarjes. “Ky është një model bashkëpunimi që synon të jetë i ndershëm dhe i dobishëm për të dy palët – si për operatorin, ashtu edhe për qytetarët”, – thekson OSHEE. Skema është një apel i qartë për të gjithë qytetarët debitorë që të marrin përgjegjësinë e shlyerjes së detyrimeve, por në një mënyrë të arsyeshme dhe të menaxhueshme. Duke përfituar nga kjo mundësi, qytetarët jo vetëm që shmangin rreziqet e bllokimeve apo ndërprerjeve të energjisë, por edhe krijojnë një raport më të besueshëm me shërbimin publik.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË

Klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë e personat me status të veçantë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës.

Klientët jofamiljarë (buxhetorë dhe jobuxhetorë), përfitojnë reduktim në masën 50%.

Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë (100%) të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…