Si u rekrutua Mehmet Shehu si agjent i C I A? Bindja e Enver Hoxhës: Ndodhi kur ndiqte shkollën! Ndërsa Nexhmija besonte se

Në librin e Perlat Çaushit me titull “Kush e vr au Mehmet Shehun? Refleksione për një vr asje që i dëgjohen ende krismat”, pikërisht kjo e bën interesante dilemën e tij deri në ditët e sotme.

mehmet shehu enver hoxha

Në kapitullin “Edhe agjent i CIA-s?! autori Perlat Çaushi shkruan si më poshtë. Sipas “Tablos Sinoptike”, që ka hartuar Enver Hoxha, Mehmeti ishte vënë edhe në shërbim të CIA-s amerikane. Enveri nuk kursehet: “Nga hetimet pas vetë vr a sjes së Mehmet Shehut dhe nga dokumentet që ka në dorë Partia, rezulton se Mehmeti ka qenë i rekrutuar nga amerikanët që kur ndiqte shkollën e Fulzit në Tiranë. Me urdhër të këtij, shkoi për studime në një shkollë ushtarake në Itali, po me urdhër të agjenturës amerikane u dërgua edhe në Spanjë. Më tej sipas Çaushit kemi një trajtim me tekstin e Nexhmije Hoxha në librin “Miqësi e tradhtuar” ndërsa shkruan

“Në ç’kohë është rekrutuar si agjent i CIA-s nuk dihet saktë, por, siç del nga një letër e një agjenti amerikan të CIA-s dërguar një agjenti të vjetër shqiptar, kjo ka ndodhur para se Mehmet Shehu të shkonte në kampin francez të refugjatëve, pas Luftës së Antifashiste Internacionaliste në Spanjë…”

Siç shihet, mes asaj çfarë është shkruar në “Tablonë Sinoptike” dhe asaj se çfarë shkruante Nexhmije Hoxha, ka një mospërputhje. Enver Hoxha siguron që Mehmet Shehu ishte rekrutuar që në shkollën “Teknike” të Fulzit, ndërsa e shoqja e përcakton, si kohë të rekrutimit, një periudhë të mëvonshme, para se Mehmeti të shkonte në kampin e refugjatëve në Francë. Mbështetur në dosjen e deklasifikuar të Hari Fulzit, del se ky personalitet ka qenë drejtor i “Shkollës Teknike”, nga viti 1922 deri në vitin 1933, kohë pas të cilës u shtetëzua nga qeveria e Zogut dhe ai u kthye në Amerikë. Fulzi u rekrutua nga OSS-ja, shërbimet e fshehta amerikane përpara se të quheshin CIA, në vitin 1943 dhe jo gjatë kohës që ai drejtonte shkollën teknike.

Në vitet kur studionte Mehmet Shehu në shkollën teknike, Fulzi nuk merrej me veprimtari agjenturore. Perlat Çaushi shkruan se: nga të gjitha dokumentet e CIA-s dhe Iteligjens Servis-it, të deklasifikuara deri më sot, nuk ka as më të voglin konfirmim që Mehmet Shehu ka qenë në shërbim të tyre. Në këtë kontekst, qoftë varianti i Enverit, qoftë ai i Nexhmijes, bien poshtë. Dështimi dhe humbjet e mëdha që pësuan anglo –amerikanët në vitet 1948- 1955, nuk mund të justifikojnë mendimin, se këto dështime u sajuan qëllimisht për t’i forcuar pozitat “agjentit”. Në kapitullin tjetër të librit me titull “Çudia Informative nga Argjentina”, autori shkruan se: nuk dua të ndalesha tek ky informacion ordiner. Që në krye të herës ky është një informacion i falsifikuar në anglisht (forgery) i stisur, qoftë nga mënyra e përmbajtjes, qoftë nga mënyra si u shti në dorë. Si rregull i përgjithshëm i shërbimeve secrete është që për çdo agjent mbahen dy dosje, ajo personale dhe ajo e punës.

Në të parën gjen material apo raporte paraprake rreth figurës së kandidatit, raportin e propozimit për ta rekrutuar, reagimet e kandidatit, dëftesa shpërblimi, të firmosura prej tij, karakteristika të ndryshme, plane operacionale, vijë sjelljeje dhe detyra që i jepen për t’i realizuar etj. etj. Ndërsa në dosjen tjetër gjen raportet informative ku agjenti furnizon zbuluesin që e mban në lidhje dhe nëpërmjet tij, qendrën e zbulimit. Vërtet që korrespondenca midis zbuluesit në terren dhe qendrës, për efekt sekreti, bëhet e koduar në mënyrë që, nëse eventualisht kjo korrespondencë bie në dorën e armikut, të mund të ruhet sa më shumë të jetë e mundur, sekreti i përmbajtjes së saj, si domos identiteti i agjentit. Por kur kjo korrespondencë,- e transmetuar me postë apo me radiogram, -mbërrin në qendër, zbuluesi që administron dosjen bën deshifrimin dhe e vendos dokumentin në dosjen përkatëse.

Kështu, kushdo që merr dosjen në fjalë për studim, nuk ka nevojë t’i referohet listës së pseudonimeve, me përjashtim të burimeve të informacionit që mund t’i takojnë një sektori tjetër, megjithëse në rastin konkret, kemi të bëjmë me një sektor: Shqipërinë. Shtrohet pyetja-personi që i ka fotografuar këto dokumente, pra i ka pasur në duart e tij, pse nuk na i jep të plota, po na i jep korrespondencën e cunguar dhe të padeshifruar? Në kapitullin tjetër të librit me titull “Mehmet Shehun e vr anë, apo vr au veten? Autori në argumentet e tij, me nuhatje prej zbuluesi të nivelit superior shtjellon, si më poshtë mendimin e tij për enigmën e kësaj ngjarjeje që siç thotë ka sot plotë pandehma.

Që nga viti 1990, mediat e shkruara dhe ato televizive u mbushën me shkrime dhe komente rreth enigmës, nëse Mehmet Shehu vr au veten, apo e vranë. Në kundërshtim me rregullat e Arkivit të Shtetit, u publikuan dokumente akoma, të pa deklasifikuara, proces-verbale të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë, ekspertiza, dëshmi të të gjitha kategorive, shoqërore, anëtarësh të Byrosë Politike, oficerësh të lartë të ushtrisë e të Ministrisë së Punëve të Brendshme, proces-verbale të të arratisurve, pjesëtarë të stafit që i shërbente Mehmet Shehut, u shkruan libra e u organizuan konferenca. Ishte dhe mbetet një temë për afro 42-vjet, për të cilën opinioni publik është shumë i interesuar dhe i pangopur. Kështu vetë anëtarët e ish- Byrosë Politike, që ishin në dijeni të letrës që kishte lënë Mehmet Shehu dhe që iu dha rasti të prononcoheshin, nuk ishin në një mendje. Po kështu dhe grupi i njerëzve që i shërbenin atij personaliteti shtetëror, përfshi këtu dhe mjekët, apo oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, analistë dhe publicist, ishin të ndarë. Është e vështirë të parashtrosh se nga ç’premisa niseshin njerëzit për të mbrojtur tezën e tyre.

Ndonjë pjesëtarë i familjes Hoxha, akoma sot e kësaj dite, mbron tezën se Mehmetin e ka vrarë dyshja NexhmijeRamiz, për t’i hapur rrugën këtij të fundit, të marrë kryet e vendit pas vdekjes së Enver Hoxhës. Legjendat nuk kanë të sosur. Pra, pistat e vetëvrasjes apo vrasjes të Shehut, janë pa fund dhe secila prej tyre, mbrohet nga avokatët e saj. Unë vetë thekson Perlat Çaushi, jam i bindur se Mehmet Shehu në gjendje dëshpërimi të skajshëm vendosi dhe vrau veten. Të gjithë e dimë se kush e shtyu të bënte këtë akt. Do të duheshin mijëra faqe për të hedhur poshtë mendimin se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Prova më e pakontestueshme që ai vrau veten, mbetet letra që ai la.

Shumë përkrahës të variantit se Mehmetin e vranë, mbështeten në faktin që atij nuk iu bë autopsia. Le ta përjashtojmë fare këtë variant! Enver Hoxha sigurisht e dinte të vërtetën edhe pa u bërë hiç autopsia, ne do të kishim sot një raport të autopsisë me rezultatin që i pëlqente Enver Hoxhës. Por vitet kalojnë dhe tani bëhet fare e parëndësishme se cila pandehmë është e vërtetë. Kjo vrasje madhore tashmë është kryer. Dhe mbi të vrarin, ranë tërë të shtënat e një epoke dhe të një sistemi që ka perënduar.

Ata që kanë mbetur gjallë dhe ndahen në mendime nëse qe një vrasje, apo vetëvrasje, ndahen dhe në dashuri apo urrejtjen ndaj këtyre dy figurave më të rëndësishme të gjysmës së shekullit që shkoi. Janë të mirkuptueshëm ata që kanë nostalgji dhe nuk duan t’i ndajnë Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun pavarësisht sesi u ndanë ata vetë. Dhe rezulton se ata që ruajnë krenarinë për Luftën Nacionalçlirimtare dhe një epoke me përpjekje për të ecur përpara, janë shumë dhe nuk u pëlqen as të shohin dëshmi dhe as të dëgjojnë arsyetime, sesi Enver Hoxha u nda nga Mehmeti dhe i shpuri ata shokë lufte përpara skuadrave të pushkatarëve të tij, apo lëshoi bataretë vrastare të shpifjeve, mbi ata që nuk arriti t’i vriste vetë. Përgatiti Kastriot Kotoni

/Gazeta Panorama

Related Posts

“Mateo është shumë djalë i mirë”/ Nëna e Brikenës flet për herë të parë: Kemi qenë dakord…

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”. Ajo ka folur për rrugëtimin e…

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me…

“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, Aulona Musta: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos. Sipas saj, duket qartazi që Mateo ka pëlqim ndaj Brikenës, ndërsa për…

Akuzat/ Rames iu dha bursë për Harvard si minoritar grek prej nje fondacion helen

Ish-deputetja Niki Tzavella, ka pretenduar se kryeministri Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në Harvard. Media greke shkruan se sipas ish-deputetes,…

Behuni gati! Shtrengata dhe shi i fuqishem, kujdes zonat me te rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha qarqet priten reshje intensive deri në mesatare….

LAJMI SHUMEPRITUR! Pension deri 400 euro në muaj për…! Ja kush përfiton

Prej nje kohe te shkurter ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni…