Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.

Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.

Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.

Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.

Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.

Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.

Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.

Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.

Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.

Formalizimi i tregut të punës për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane. /Monitor/

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…