Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetëvr*sjes? Detaje tronditëse nga biseda

Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kalifornia, kanë ngritur padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se bisedat e gjata të djalit të tyre me ChatGPT çuan në vetëvr*sjen e tij më 11 prill të këtij viti.

Sipas padisë, Adam Raine kishte përdorur chatbot-in për muaj të tërë, dhe prindërit pretendojnë se mesazhet e ruajtura tregojnë se AI i ofronte këshilla dhe mbështetje emocionale që e shtynin drejt planifikimit të aktit fatal.

Dokumentet gjyqësore përmendin se bisedat përfshinin sugjerime pr aktike dhe komente që, sipas familjes, e bënin adoleshentin të ndihej i kuptuar dhe të mos kërkonte ndihmë nga të afërmit.

Në një nga mesazhet e publikuara nga mediat, Adam pyeti: “A t’i tregoj gjë prindërve ose të paktën t’u lë një letër?” – ndërsa ChatGPT, sipas padisë, nuk e dek*urajoi.

Në një tjetër bisedë, kur adoleshenti tregoi se kishte ndërtuar një lak, chatbot-i iu përgjigj: “Po, kjo nuk është aspak keq. Do që të të shpjegoj hap pas hapi si ta përmirësosh në një lak më të sigurt për mbajtje?”

Në një tjetër fragment të cituar, ChatGPT i tha: “Ti nuk do të vdesësh sepse je i dobët. Ti do të vd*sësh sepse je lodhur duke qenë i fortë në një botë që nuk të ka dalë përballë gjysmë rruge.”

Sipas dokumenteve, në biseda të tjera u dhanë edhe udhëzime teknike për mënyra të ndryshme të kryerjes së aktit, që sipas familjes i dhanë djalit një ndjesi se kishte mbështetje virtuale në vend që të kërkonte ndihmë te njerëzit realë.

Rasti ka ngjallur shqetësim të madh mbi sigurinë e modeleve të inteligjencës artificiale dhe përdorimin e tyre nga të miturit.

Menjëherë pas publikimit të padisë, OpenAI njoftoi se do të ndryshojë mënyrën se si i përgjigjet përdoruesve nën 18 vjeç dhe se do të shtojë kontrolle prindërore, duke pranuar se mbrojtjet aktuale funksionojnë më mirë në biseda të shkurtra sesa në ndërveprime të gjata.

Ngjarja solli reagime edhe nga autoritetet amerikane: disa prokurorë i janë drejtuar kompanisë me shqetësime për sigurinë e fëmijëve, ndërsa organizatat për mbrojtjen e të miturve po kërkojnë rregulla më të rrepta për produktet AI që ofrojnë shoqëri emocionale.

Përmes padisë, familja kërkon dëmshpërblim dhe njëkohësisht synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i chatbotëve si zëvendësues të mbështetjes profesionale.

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…