Të paktën 30 persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Pire në Greqi. Një tramvaj është përplasur me një autobus. Sipas raportimeve aksidenti ndodhi në momentin kur autobusi u ndal në stacion për të zbritur pasagjerë, ndërsa tramvaji u përplas më pas duke shkaktuar dhjetëra të plagosur. Nga raportimet e para, dyshohet se shoferi i tramvajit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Tragjedia përsëritet/ Tramvaji përplaset me autobusin, raportohen rreth 30 të plagosur në Greqi (Video)
Published inTë fundit
