Nëna falenderon mësuese Elenin që i priti nxënësit me një dhuratë ndryshe

Nëna e një nxënëseje të klasës së katërt në shkollën “Vasil Shanto” ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një mesazh plot mirënjohje dhe emocion për mësuesen e vajzës së saj, zonjën Eleni Kaci.

Çdo mëngjes, mësuesja Eleni i pret fëmijët me buzëqeshje dhe dashuri, duke i bërë të ndihen si në një familje të dytë. Për të, nxënësit nuk janë thjesht fëmijë që mësojnë shkronja e numra, por “Bletët e saj punëtore”, të cilave u kushton përkujdesje dhe zemër.

Në ditën e parë të shkollës, ajo kishte menduar një surprizë të vogël për t’i pritur, duke u thënë me përzemërsi: “Mirë se u rikthyet në shkollë, bletët e mia punëtore!”, një gjest i thjeshtë por i mbushur me dashuri, që preku jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre.

Kjo nënë tregon se ndihet me fat që vajza e saj ka një mësuese të tillë, e cila jo vetëm mëson, por edhe frymëzon, jo vetëm udhëzon, por edhe përqafon shpirtin e fëmijëve me mirësinë e saj. Për këtë arsye, ajo ka dashur që falenderimi të mos mbetet vetëm brenda klasës, por të bëhet publik, si një shembull i bukur për të gjithë.

Në mesazhin për JOQ, nëna shkruan:

Përshëndetje JOQ! Ndoshta nuk do përzgjidhet si sms,, por po e dërgoj për të treguar që ka akoma disa mësuese që tregojnë interes për fëmijët.😌Jam prind i një fëmije në kalsën e IV, Shkolla “Vasil Shanto”. Doja të falënderoja nga zemra mëseuese Eleni Kaci për çdo mësim dhe buzëqeshje që fal. Je shembull që çdo mësues duhet ta ketë. Nuk po zgjatem, por një dhuratë e vogël që tregon shumë për fëmijët dhe për prindërit e tyre u shpërnda në klasë ditën e parë të shkollës me një mesazh të ngrohtë.🌝 Faleminderit nëse e publikoni! 😊

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…