Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu ministre e Brendshme, Spiropali kryediplomate

TIRANE – Kryeministri Edi Rama paraqet perberjen e qeverise se re duke konfirmuar Belinda Ballukun. “Ne detyren e zv kryeministres, konfirmoj Belinda Ballukun  e cila do te vijoje te drejtoje Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise”, tha Rama.

Ai paralajmeroi se Ministre e Brendshme do te jete nje grua, Albana Kociu, per here te pare ne historine e ketij dikasteri.

Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu

Rama kritikoi ministrat e Brendshem te deritanishem qe perqendrohen tek policiia, duke harruar sektoret e tjere te kesaj ministrie, sic jane adresat.

Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu

Ai me tej beri me dije se Elisa Spiropali do te jete ministre e Jashtme.

Petrit Malaj do jete Minister i Financave, njoftoi Rama. Blendi Gonxhe u konfirmua serish ne qeveri, kesaj here si minister i Kultures, Turizmit dhe Sportit.

Sofjan Jaupaj, do te jete ministri i ri i Mjedisit, deri tani negociator me BE per kapitujt ceshtjeve te mjedisit.

Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu

Mirela Kumbaro do te jete minstrja e re e Arsimit, sic njoftoi kryeministri Edi Rama gjate fjales se tij ne prezantimin e qeverise se re.

Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu

Shendetesine sipas Edi Rames, do ta drejtoje nje emer i njohur edhe jashte Shqiperise ne SHBA dhe Angli, Evis Sala, e cila “do ta lere Italine dhe do te na bashkohet ne qeverisje” tha Rama.

Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu

Delina Ibrahimi do te jete ministrja e re e Ekonomise dhe Inovacionit.

Rama theksoi se Diella, do te jete nje tjeter anetare e qeverise, kesaj radhe, per Teknologjine dhe Inteligjencen Artificiale.

Besfort Lamallari do te jete minister i ri i Drejtesise ndersa Ulsi Manja do te kaloje ne Komisionin Parlamentar.

Pirro Vengu do te vijoje te jete Minister i Mbrojtjes.

Andis Salla, kryetar Bashkie ne Cerrik deri tani, do te jete Ministri i Bujqesise. Në fjalën e tij Rama vlerësoi kontributin e tij në bashkinë e Cërrikut.

Emrat e Qeverisë së re, Belinda Balluku zv.kryeministre, Albana Kociu

“Kam vendosur t’ia besoj një të riu nga një provincë më ka lënë mbresë me përkushtimin e tij me mjete financiare modeste ka provuar me shembuj konkrete që jo vetëm e kupton, por e ndjen fshatin duke kërkuar me sukses financime nga donatorë. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut do të jetë Ministri i ri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

E di që kjo që po i besoj është një sfidë. Unë besoj që të rinjtë fjalëpak kanë të drejtë të vihen në prova të forta dhe të besojnë që puna këmbëngulëse të sjell mundësinë të ngjitesh në karrierë”.

Ervin Demo do te jete minister i Shtetit per Pushtetin Vendor.

Kryeministri Rama rikonfirmoi Adea Pirdenin në postin Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Ai konfirmoi se ministret e shtetit per integrimin do te mbeten ne detyre per vazhdimin e negociatave me BE.

Konkretisht, Propozimi i Kryeministrit Rama për Ministër Shteti dhe Kryenegociator ishte emri i Majlinda Dhukes.

MAJLINDA DHUKA, deri tani ka kryer detyrën e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores. Më herët, ajo ka ushtruar disa funksione drejtuese si nëpunëse civile në drejtori dhe departamente si të legjislacionit; zhvillimit dhe planifikimit strategjik në Bashkinë e Tiranës, si dhe në bashkëpunimin për zhvillim dhe ndihmën e huaj; programimin e zhvillimit – planifikimin strategjik; mirëqeverisjen dhe politikën publike, në Kryeministri. Gjithashtu, znj. Dhuka ka luajtur rolin e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Znj. Majlinda Dhuka është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, si dhe mban diplomën “Master në Studime Evropiane”.

Toni Gogu sipas Rames, do te jete Minister Shteti per Mardheniet me Parlamentin.

Related Posts

“Reshje intensive shiu dhe dëbore…”/ Situata më problematike në jug, si parashikohet moti për orët në vijim

Reshje të dendura shiu. Kjo duket se do të jetë situata metereologjike gjatë orëve në vijim e deri pas mesnate, në një kohë kur prej ditësh problemet…

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…