Shteti në kaos, gaz IotsjeIIës dhe arr*stime të shumta, 80 mijë xhandarë përbaIIen me revoItat e popullit, epoka e…

Protestuesit nga lëvizja e sapoformuar “Blloko Gjithçka” në Francë mbajtën dje demonstrata në autostrada dhe ndërprenë trafikun. Demonstratat u zhvilluan në një kohë trazirash politike: dy ditë pasi parlamenti rrëzoi kryeministrin Francois Bayrou në një votë besimi mbi planet e tij për të zbutur borxhin në rritje të vendit. Të martën, Presidenti Emmanuel Macron emëroi kryeministrin e tij të pestë në më pak se dy vjet, duke zgjedhur një aleat të ngushtë, Sebastien Lecornu, gjë që zemëroi politikanët e krahut të majtë. Në Paris, zjarrfikësit hoqën objekte të djegura nga një barrikadë e ngritur nga studentët për të bllokuar trafikun pranë një shkolle të mesme.

Policia e Parisit tha se kanë arrestuar mbi 200 persona. Në qytetin perëndimor të Nantes, protestuesit bllokuan një autostradë duke djegur goma dhe kontenierë mbeturinash. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Në Montpellier, në jugperëndim, policia u përlesh me protestuesit që kishin ngritur një barrikadë për të bllokuar trafikun në një rrethrrotullim. Një protestues mbante një banderolë ku shkruhej: “Macron jep dorëheqjen”. Ministri i Brendshëm Bruno Retaill u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes se rreth 50 persona të maskuar ishin përpjekur të fillonin një bllokadë në Bordeaux, ndërsa në Tuluzë, një zjarr në kabllo që u vu shpejt nën kontroll arriti të ndërpresë trafikun midis Tuluzës dhe Aix në Francën jugperëndimore.

Reagimet

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë dhe mobilizuan rreth 80.000 forca sigurie . Ministri i Brendshëm Retailleau deklaroi se protestuesit nuk përbëjnë një lëvizje qytetare. Në vend të kësaj, protestat janë përvetësuar nga e majta ekstreme. Retailleau fajëson udhëheqësin e partisë së krahut të majtë LFI, Jean-Luc Mélenchon, për akte të mundshme dhune. “Ky radikalizim po ndodh edhe sepse ka mbështetjen e Mélenchonit. Është një lëvizje e ekstremit të majtë”, deklaroi ministri i Brendshëm. “Ne e dimë se këto janë grupe të vogla që veprojnë në një mënyrë të vendosur dhe të organizuar. Dhe se janë të gatshëm të përdorin dhunë ekstreme.” Antoine Bristielle ka hetuar shkallën e radikalizmit të lëvizjes së re të protestave. Rezultati, sipas drejtorit të Institutit të sondazheve të Fondacionit Jean Jaurès, është i qartë. “Lëvizja ‘Bloquons tout’ është e ndikuar fuqimisht nga e majta radikale.” Shtatëdhjetë përqind do të votonin për partinë e Mélanchon-it, sipas Bristielle. “Në një shkallë nga e majta në të djathtë, nga zero në dhjetë, 90% bien midis zeros dhe dyshit,” shpjegon studiuesi.

Dallimi nga “Jelekverdhët”

Dhe në këtë, “Bloquons tout” ndryshon qartë nga “jelekverdhëz”, lëvizja e protestave që ishte aktive në të gjithë Francën midis nëntorit 2018 dhe pranverës 2019 kundër reformave liberale të Presidentit Emmanuel Macron. “Jelekverdhët” ishin kryesisht njerëz në situata të pasigurta, që luftonin për të siguruar jetesën. “Bllokuesit”, nga ana tjetër, janë kryesisht të rinj me diploma të arsimit të lartë, thotë Bristielle. Ata nuk po përballen me një emergjencë ekonomike dhe mobilizohen më pak nga interesat personale sesa nga vizioni i tyre për drejtësi sociale.

Më pak ndikim politik

Meqenëse “Bloquons tout” pozicionohet në të majtën ekstreme, sociologu beson se do të ketë shumë më pak ndikim politik sesa Jelekverdhët, të cilët tërhoqën një spektër më të gjerë politik, që shtrihet në të djathtë. Sondazhet e opinionit gjithashtu e konfirmojnë këtë. Edhe pse shumë francezë kanë shprehur mirëkuptim për protestat aktuale, ata nuk do të merrnin pjesë në to. Demonstratat zhvillohen dy ditë pas rënies së qeverisë së mëparshme të qendrës së djathtë në një votë mosbesimi dhe menjëherë pas emërimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Sébastien Lecornu si kryeministër i ri.

Related Posts

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/ Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro….

”Mundësi të reja dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 27 Nëntor 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike: ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka më shumë qartësi në punë dhe mund…

Humb jetën Shpat Kasapi! Reagon ish-partnerja Afërdita Dreshaj

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Ajo ka reaguar me një mesazh prekës…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona…

E dhimbshme, momentet e fundit të Shpat Kasapit me djalin e tij në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta…

“Ka pasur probleme…”/ Ndarja parakohe nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij

Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, ishte tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun. Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen…