Një ngjarje e rëndë ka tronditur Parisin, ku një turiste amerikane vetëm 18 vjeç ka hedhur foshnjën e saj të porsalindur nga ballkoni i një hoteli.
Sipas raportimeve, e reja kishte lindur fëmijën në dhomë dhe pak minuta më pas e hodhi nga dritarja e katit të dytë të hotelit “Ibis Styles”, pranë Rue de la Croix Saint-Simon.
Foshnja u gjet pa shenja jete, ende me kordonin e kërthizës të pandarë nga trupi.