Diella bëhet lajm botëror, mediat e huaja: Shqipëria emëron ‘ministren’ e parë në botë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

Diella “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë.

Pas Politicos, ka shkruar edhe The Guardian, duke cituar fjalën e kreut të qeverisë gjatë Asamblesë së PS-së se Diella do të jetë e ngarkuar me prokurimin publik në një përpjekje për të ulur korrupsionin.

“Diella, anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale, do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”, tha Edi Rama të enjten. Duke njoftuar përbërjen e qeverisë së tij të katërt radhazi në konferencën e partisë Socialiste në pushtet në Tiranë, Rama tha se Diella, e cila në portalin e-Albania është e veshur me kostum tradicional shqiptar, do të bëhet “shërbëtore e prokurimit publik”, shkruan media britanike.

Media amerikane Washington Post shkruan:

“Kryeministri Edi Rama tha se Diella, emri i së cilës do të thotë “Diell” në shqip, është një “anëtar i Kabinetit që nuk është i pranishëm fizikisht, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale””, shkruan Washington Post.

Euronews e vë theksin se Diella është “ministrja” ë parë në botë e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

“Asistentja dixhitale, e quajtur Diella, është paraqitur si një grua e veshur me veshje tradicionale shqiptare. Shqipëria ka emëruar “ministrin” e parë në botë të qeverisë së gjeneruar nga inteligjenca artificiale, duke synuar ta bëjë vendin “pa korrupsion”. Asistentja dixhitale quhet Diella, që do të thotë Diell, dhe që nga janari i ka këshilluar njerëzit se si të përdorin shërbimet qeveritare në internet. Të enjten, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia prezantoi kabinetit të tij ministrin e dixhitalizimit.”, shkruan Euronews.

France 24 shkruan se Diella u lançua në janar si një asistente virtuale për e-Albanian dhe se deri më tani ka ndihmuar në lëshimin e 36 mijë dokumenteve dixhitale.

“Diella u lançua në janar si një asistente virtuale e mundësuar nga inteligjenca artificiale — që i ngjan një gruaje të veshur me kostum tradicional shqiptar — për të ndihmuar njerëzit të përdorin platformën zyrtare e-Albania që ofron dokumente dhe shërbime. Deri më tani, sipas shifrave zyrtare, ajo ka ndihmuar në lëshimin e 36,600 dokumenteve dixhitale dhe ka ofruar gati 1,000 shërbime përmes platformës”.

Today.it shkruan se pas e-Albania, ku veproi si asistente dixhitale, Diella bëhet “zyrtarisht pjesë e ekipit të qeverisë së katërt të Ramës”.

“Qytetarët shqiptarë ishin njohur tashmë me ministren e re: inteligjenca artificiale ishte tashmë themeli i platformës e-Albania, e cila u lejon qytetarëve të kenë akses në pothuajse të gjitha shërbimet publike në internet. Tani Diella është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të qeverisë së katërt të Ramës. Sistemi, shpjeguan autoritetet, do të jetë në gjendje të vlerësojë ofertat dhe do të ketë të drejtën të “rekrutojë talente nga e gjithë bota”, me qëllim kapërcimin e “paragjykimeve dhe ngurtësive brenda administratës”.

Corriere della Sera në artikullin e saj për Diellën shkruan se ajo është tashmë e integruar në platformën e-Albania, e cila u lejon qytetarëve të hyjnë në pothuajse të gjitha shërbimet publike përfshirë: pensionet, regjistrimin në provime, regjistrimin në shkollë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…